E Diel, 1 Nëntor 2026

Indonezi, 15 vjet burg për klerikun islamist

Një gjykatë indoneziane ka dënuar me 15 vjet burg klerikun islamist, Abu Bakar Bashir me akuzën se ka ndihmuar në organizimin dhe mbledhjen e fondeve për një kamp të trajnimit të terroristëve.
 

Ky kamp në Açeh, kishte bashkuar militantët nga grupe të ndryshme ekstremiste që planifikonin sulme kundër të huajve dhe liderëve të moderuar islamik. Ai ishte arrestuar në muajin gusht, disa muaj pasi kampi ishte bastisur nga policia. 72 vjeçari, Bashir, me vite të tëra ju kishte bërë thirrje mbështetësve të tij që t`i bashkohen xhiadit, apo luftës së shenjtë, kundër perëndimit dhe qeverisë demokratike të Indonezisë.
 

Ai është parë si udhëheqësi shpirtëror i grupit rajonal ekstremist, Xhemah Islamia, që është akuzuar se qëndron prapa sulmit më bombë në vitin 2002 në ishullin e Balit, sulm ky që vrau mbi 200 persona, përfshirë edhe shumë të huaj.
 

Qindra policë me automjete të blinduara ishin vendosur sot përreth gjykatës së lartë në Xhakarta ku është lexuar vendimi për burgosjen e tij.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›