Gejts: Mos e testoni Obamen
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-se, Robert Gejts, ka paralajmeruar kundershtaret e SHBA-se, qe te mos perpiqen ta vene ne prove Presidentin Obama, me nje krize qe ne ditet e para te presidences. Ai tha se skuadra e sigurise e Presidentit eshte gati te mbroje interesat kombetare amerikane, qe nga momenti qe ai do te marre detyren. Duke folur ne nje konference per sigurine rajonale ne Bahrein, Sekretari i Mbrojtjes theksoi se rajoni i pasur me nafte do te mbetet shqetesimi kryesor i Shteteve te Bashkuara. Traktati i sigurise ndermjet SHBA dhe Irakut parasheh qe forcat luftarake te largohen nga qytetet deri ne qershor te vitit te ardhshem.