E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gejts: Pakistani mbetet aleat kryesor i SHBA-ve

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, ka deklaruar se Pakistani mbetet aleat kryesor i Shteteve të Bashkuara dhe se ky shtet ka një rol të madh në ndihmën për sigurinë në Afganistan, derisa trupat amerikane të fillojnë tërheqjen e parashikuar nga rajoni, muajin e ardhshëm.

Sekretari i mbrojtjes në largim, Robert Gejts, u tha gazetarëve se marrëdhëniet SHBA-Pakistan, janë të “komplikuara”, por të dy palëve u duhet bashkëpunimi për mbajtjen e stabilitetit rajonal.

Në konferencën finale për gazetarë në Uashington, ai theksoi se ndërhyrja amerikane e 2 majit, nga e cila u vra, Osama bin Laden, ka shkaktuar tmerr në mesin e udhëheqjes së Pakistanit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›