Greqi, sot pritet të formohet qeveria e re

Në Greqi pritet sot të mësohen emrat e qeverisë së re të propozuar nga kryeministri Jorgo Papandreu.
Lajmi bëhet i ditur nga televizioni shtetëror grek, NET, sipas të cilit kjo ishte pjesë e deklaratës së kryeministrit socialist para grupit parlamentar të PASOK.
Ndërkohë lajmi konfirmohet edhe nga zëdhënësi i qeverisë, sipas të cilit sot pritet që përbërja e re e kabinetit të Papandreut të paraqitet përballë parlamentarëve për të marrë votëbesimin.
Ndërkohë ditën e djeshme në fjalën e tij para grupit parlamentar kryeministri Papandreu u kërkoi mbështetjen për vazhdimin e rrugës së nisur, atë të reformave të thella dhe shkurtimeve drastike financiare që po shkaktojnë protesta të dhunshme në vend.