Gejts: SHBA nuk do të pranojnë një Kore Veriore bërthamore

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të pranojnë një Kore Veriore të armatosur me armë bërthamore.
Robert Gates
Gjatë takimit që pati sot në Singapor me ministra aziatikë të mbrojtjes, zoti Gejts tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të rrinë duarkryq ndërkohë që Koreja e Veriut shton aftësitë e saj për të sjellë shkatërrim ndaj ndonjë objektivi në Azi ose në Shtetet e Bashkuara.
Të premten, Koreja e Veriut bëri një tjetër provë me raketë me rreze të shkurtër veprimi në brigjet e saj lindore dhe kërcënoi se do të kundërpërgjigjet nëse Kombet e Bashkuara vendosin sanksione për provën e saj të re bërthamore.
Kjo ishte prova e gjashtë me raketë që kryen Peniani pas provës bërthamore të ditës së hënë.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po shqyrton mundësinë e sanksioneve të reja kundër Penianit.
Zyrtarët amerikanë thanë dje se ka shenja të reja që tregojnë se Koreja e Veriut po planifikon lëshimin e raketave të tjera me rreze të gjatë veprimi. //ii