Vjedhja e 300 mije eurove nga Erion Veliaj - te kontrollohen llogarite bankare te ish-Mjaft-it

Lëvizja “Zgjohu” ironizon me heshtjen e kreut të G 99-s, nga frika e institucionalizimit ligjor të kontrollit të llogarive bankare TIRANE - Megjithëse prej disa ditësh mbi Erion Veliaj, drejtuesin politik të G99, rëndojnë disa akuza me tendencë vjedhjen dhe mashtrimin me disa fonde të përvetësuar në mënyrë shumë banale, ndërkohë që destinacioni i vërtetë i tyre duhet të ishte krijimi i mundësive për punësimin e të rinjve, një nga njerëzit më të afër të klikës hajdutëse të Edi Ramës, nuk jep asnjë përgjigje. Këtë theksoi dje edhe lëvizja qytetare “Zgjohu” e cila ka bërë denoncimin e zhdukjes së një kredie prej 300 mijë euro nga Erion Veliaj, gjatë kohës që drejtonte lëvizjen Mjaft! Përfaqësuesi i lëvizjes “Zgjohu”, Altin Goxhaj u shpreh dje se Erion Veliaj ka frikë se çdo fjalë që do të thotë, do të implikojë më rëndë penalisht atë dhe të vëllanë e vet, Arbijan Maznikun & Co ndaj dhe sipas porosisë së avokatëve të vet është më mirë të heshtë. “Veliaj ka frikë se mos institucionet ligjore të shtetit dërgojnë një kërkesë në çdo bankë mbi gjendjet e llogarive bankare dhe gjithë dynjaja do të tmerrohet mbi miliarda lekë të abuzuara nga ky klan pionierësh të trajnuar nga maestrot e korrupsionit të shoqërisë civile të rrjetit sorosian në Tiranë”, tha Goxhaj. Sipas tij, Veliaj nuk mund të korruptojë donatorët e “Balkan Children Youth Foundation” (BCYF) (disa institucione ndërkombëtare të nivelit të lartë) të cilët nuk është kollaj të implikohen sepse nuk janë të gjithë si Agon Demjaha dhe Fron Nazi, dy njerëzit e Soros që ndihmuan Erion Veliajn brenda BCYF në skemën e tij të korrupsionit me paratë e destinuara për rininë shqiptare. L.Q
...