E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gejxh, kurorë në bustin e Gumës

Himarë- Njëvjetori i vdekjes së Aristotel Gumës kas pasur jehonë dhe në mediat e shtetit fqinj, ku kryesisht sitet “vorio-epiriote” i kanë kushtuar një hapësirë të madhe këtij evenimenti. Sipas tyre, kjo ngjarje u ndoq nga pothuajse të gjitha organizatat e Epirit të Veriut. Për sa i përket shtetit grek, raportohet se ishin të pranishëm Jani Vikelides, sekretar i parë e Ambasadës Greke në Tiranë, deputet i Kozani-it, George Kasapidis dhe Harry Karathanos, anëtari i këshillit të Qarkut të Atikës.

Një vëmendjen të veçantë në shkrimet e tyre i kushtohet dhe konfliktit të hapur mes përfaqësuesve të shoqatës “Omonia” dhe Bashkisë së Himarës, e cila nuk pranoi që busti i Gumës të vendosej në qendër të Himarës, duke e spostuar atë në oborrin e Kishës. Gjithashtu, theksohej dhe mungesa e kryetarit të Bashkisë, Jorgo Goro, përfaqësuesve të partisë MEGA, PASOK-ut dhe Konsullatës së Gjirokastrës, të cilët nuk ishin të pranishëm në aktivitetin përkujtimor për 1-vjetorin e vdekjes së Aristotel Gumës.

“Prindërit e Aristotelit, pavarësisht hidhërimit të tyre për atë që ndodhi, shkuan në kishën e Shën Marisë për t'u lutur për shpirtin e fëmijës dhe për të marrë bekimin e peshkopit, duke treguar shpirtin e madhështinë e një familje greke dhe të krishterë që lindi një hero.” - thuhet në sitet helene. Mes personave që kanë vendosur buqeta në bustin e Aristotel Gumës ka qenë dhe Nikollas Gejxh, shkrimtar dhe ish-kryetar i Federatës Panepirotase të Amerikës, i cili edhe pse nuk ka qenë vetë i pranishëm nuk ka harruar të dërgojë buqetën e tij në nderim të Aristotel Gumës. Përveç Gejxh, një numër i madh personazhesh të njohur për deklaratat e tyre për Vorio Epirin, kanë vendosur buqeta me lule pranë memorialit të ngritur brenda rrethimit të kishës në Himarë.

Gjatë gjithë ceremonisë përkujtimore ranë në sy thirrjet “Rroftë Greqia” dhe “Rroftë Himara” dhe “Rroftë Vorio Epiri”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›