E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gelbard: Serbia duhet të jetojë me Kosovën e pavarur

"Kosova tani është e pavarur. Qevera e re serbe duhet të jetojë me Kosovën dhe është i nevojshëm një dialog i Beogradit dhe Prishtinës. Nuk i takon Rusisë, Indisë Kinës apo Brazilit të diktojnë çfarëdo veprimesh", ka deklaruar ish i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin, Robert Gelbard në një bisedë për "Zërin e Amerikës". Gelbard po ashtu ka vlerësuar se pushteti i ri serb dhe administrata e Kosovës duhet të nisin të bisedojnë dhe nga ata varet zhvillimi i ardhshëm i ngjarjeve. Duke folur për qëndrimin rreth Kosovës të kandidatit presidencial Barack Obama, këshilltar i jashtëm i të cilit është, Gegbard tha se senatori Obama ka shprehur qartë qëndrimin e tij nëpërmjet një komunikate me menjeherë pas deklaratës së pavarësisë së Kosovës. Obama ka thënë se Kosova, e cila tani është e pavarur, ka një përgjegjësi të jashtëzakonshme. Prishtina duhet të tregojë se është serioze sa i përket zhvillimit të institucioneve demokratike, ekonomisë së tregut dhe të krijojë atmosferën e cila do të tërhiqte investimet e huaja. Prishtina, sipas tij, duhet të mbrojë të drejtat e pakicave, serbët dhe të tjerët. Sa i përket Serbisë Gelbard tha se Obama fuqishëm mbështet progresin që Beogradi ka arritur viteve të fundit. (telegraf)  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›