Haraçinë, varroset i riu që humbi jetën në votime
Në fshatin Haraçinë u varros Naser Ajvazi, 26 vjeç, i cili u vra në ditën e zgjedhjeve nga policia. Në ceremoninë e varrimit që u bë në varrezat e dëshmorëve në Haraçinë kanë marrë pjesë bashkëfshatarët e tij dhe kreu i BDI-së. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij shprehur keqardhje të thellë për të riun Naser Ajvazi, i cili humbi jetën në ditën e zgjedhjeve. "Dora e ligë, dora e zezë historikisht ka vepruar kundër shqiptarëve dhe ajo dorë e zezë në vazhdimësi do të veprojë aty ku ka përkrahje aty ku gjen shteg për të bërë veprimet e veta antishqiptare", theksoi kryetari i BDI - së, Ali Ahmeti.Në ceremoninë mortore nuk ishte i pranishëm babai i të ndjerit Ibrahim Ajvazi pasi është i arrestuar nga policia në ditën e zgjedhjeve. Naser Ajvazi u vra më 1 qershor në orët e para të mëngjesit nga forcat policore “Alfa”. Ministria e Brendshme deklaroi se në ditën e zgjedhjeve një person është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga shkëmbimi i zjarrit midis policisë dhe një grupi, i cili i është kundërvënë me armë forcave policore.