E Diel, 1 Nëntor 2026

Georgievski: Maqedoninë e pret një krizë e re politike

Ish-kryeministri dhe ish-lideri i VMRO-DPMNE-së në Maqedoni, Lubço Georgievski ka deklaruar se zgjedhjet në Maqedoni paraqesin një fillim të një krize të re shtetërore.Këto komente ish-kryeministri Georgievski i bëri për televizionin bullgar, Nova TV.Sipas tij, zgjedhjet e 1 qershorit nuk ishin të nevojshme dhe se Maqedonia ka humbur kohë të çmuar para dhe pas Samitit të NATO-s për të zgjidhur çështjen e emrit me Greqinë. Ai vlerësoi se këto zgjedhje e vonojnë datën për anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO. “Fitorja bindëse e VMRO-DPMNE nuk do të sjellë asgjë të re në Maqedoni, për shkak se akoma po mbijeton principi për të formuar qeveri federale”, deklaroi Georgievski. Sipas tij, zgjedhja e një partie nga blloku politik shqiptar do të radikalizojë partinë tjetër shqiptare. Ai nënvizoi se Maqedonia akoma nuk ka dalur nga kriza politike e vitit 2001.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›