Gëlltiti kokainën 7 vjet burg për ish-volejbollistin
TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda cilësoi fajtor dhe dënoi me 7 vite burg ish-volejbollistin Arjan Korça për akuzën e “trafikut të narkotikëve” nga Argjentina drejt Shqipërisë përmes një mënyre mjaft të sofistikuar, pasi “kapsulat” e kokainës i kishte gëlltitur. Vendimi u mor dje nga pesëshja gjykuese e kryesuar nga Etleva Deda, që mban njëkohësisht dhe postin e kryetares së gjykatës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish-futbollisti Korça do të qëndrojë prapa hekurave 4 vite e tetë muaj burg nëse vendimi do të mbetet në fuqi edhe nga shkallët e tjera të gjyqësorit. L
inja e trafikut të drogës nga Argjentina drejt vendit tonë u zbulua vetëm kur ish-trajneri i volejbollit, Arjan Korça u paraqit në gjendje të rëndë në spital dhe mjekët zbuluan në stomakun e tij dhjetëra kapsula me kokainë.
Nga hetimet rezulton se ish-trajneri i volejbollit kishte bërë një udhëtim drejt Argjentinës dhe teksa kthehej, kishte ndaluar në Francë dhe më pas në Budapest.