E Diel, 1 Nëntor 2026

Genc Kastrati: Tallavaja po çon drejt degradimit folkun shqiptar

Solisti i parë, me 25 vjet jetë artistike në Ansamblin e Valleve kërkon ruajtjen e traditës shqiptare


Ka 25 vjet që interpreton me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, duke u bërë një ndër artistët më të suksesshëm të tij. Solisti i parë Genc Kastrati për vite  e vite me radhë ka provuar emocione, duke kërcyer vallen shqiptare, që siç tregon edhe ai vetëm nga folku shqiptar mund ti marrësh. Solisti Genc Kastrati ka filluar të kërcejë që në vitin 1985 dhe që nga ajo kohë ai nuk është shkëputur nga jeta artistike me Ansamblin Popullor.

Folku shqiptar shquhet nga ai i vendeve të tjera për origjinalitetin, lashtësinë si dhe shumëllojshmërinë e gjinive artistike, dhe për ta përcjellë sa më mirë këtë është padyshim Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve. Me këtë Ansambël kanë bërë jetë me dhjetëra qindra artistë, që janë në themelet e kulturës dhe të muzikës, e valles së kulturës sonë popullore. Kanë qenë shumë artistë të mëdhenj si: Çesk Zadeja, Besim Zekthi, Liljana Cingu etj, që shkrinë jetën për shkëlqimin e ansamblit. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore është krijuar si ansambël profesionist në vitin 1957, me të gjithë komponentët artistikë dhe teknike të një trupe artistike. Për solistin e parë të AKKVP Genc Kastrati, sot muzika shqiptare popullore, ajo e traditës në shumë raste po përzihet me tingujt e rrymave të tjera muzikore, që sipas tij ky miksim e dëmton folkun shqiptar. Më tej në vijim të kësaj interviste ai tregon se i takon Ansamblit të shtetit, festivaleve folklorike, që ti mëshojnë mirë traditës dhe ta ndajnë nga çdo gjë. Kjo është e traditës dhe nuk lejon miksim, pasi ato kanë qenë përherë të dështuara. Mendoj se duhet të rikthehet vëmendja jo vetëm thjesht ndaj ansamblit, por ndaj kulturës popullore në përgjithësi. Po të shikoni edhe ato këngë të cilët më parë donin të iknin nga tabani nuk patën sukses, pohon solisti popullor Kastrati.

-Jeni një nga solistët e parë të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe keni 25 vjet që kërceni muzikën shqiptare, ndërkohë si e shikoni sot vallen shqiptare?
Vallja ndikohet nga muzika, pasi lënda e parë e saj është muzika. Muzika në vetvete është ndenja në art dhe sigurisht që një ndjenjë duhet të jetë sa më e thellë dhe sa më e fortë, por sigurisht që kur kjo ndjenjë nuk është kaq e fortë atëherë edhe interpretimi nuk do të jetë dhe aq i ndjerë. Sa i takon tendencave të reja muzikore si turbo-folku apo dhe tallavaja, e cila është një tendencë e muzikës rome dhe nuk është e muzikës shqiptare, sigurisht që e ke dëmtuar shumë imazhin e shqiptarëve. Turbo-folku është një muzikë, e cila po të përpunohet mirë dhe me masë, sigurisht mund të sjelli dhe diçka të re dhe për publikun dhe nuk do ta dëmtojë tabanin popullor. Por ajo që unë do të isha kategorikisht kundër këtyre rrymave të reja, është që ato miksohen me muzikën e tabanit popullor shqiptar. Ne më shumë se çdo vend tjetër kemi se çfarë themi. Ne kemi një traditë të mrekullueshme, sa i takon muzikës kombëtare. Sa i takon valles popullore ne jemi më të ndryshëm se të gjithë të tjerët. Po të shohësh rreth e rrotull Ballkanit, ai ka një valle e cila pothuajse është përtokë me atë kërcimin që është ngjitur me tokën. Vallet tona janë valle të rënda dhe burrërore, po ta shohësh me kujdes ne justifikojmë dhe të qenit Bijtë e shqipes. Pra dhe në valle ne e justifikojmë këtë, pasi dhe vallet tona duket sikur duam të fluturojmë, dhe kjo është në ndryshim nga vendet e  tjera të Ballkanit. Prandaj ne duhet që të ruajmë traditën tonë, pasi e kemi shumë të pasur dhe nuk është traditë e cila është e varfër dhe hajt të kapim valle të tjera, por ne kemi një traditë të pasur. Unë do të ndalesha tek muzika tallava, e cila e ka dëmtuar shumë imazhin e traditës sonë shqiptare.

-Ritme që nuk janë shqiptare futen në muzikën e traditës, sipas jush çfarë sjell kjo?
Unë nuk jam kundra asnjë lloj muzike, përkundrazi mua më pëlqen çdo lloj muzike qoftë dhe tallavaja, por ajo duhet të bëhet në vendin e duhur, por muzika tallava nuk është një muzikë, e cila kërcehet ashtu siç ajo është, por unë kam pyetur disa romë dhe ata më kanë thënë që vallja tallave është diçka që mbahet përdore dhe të gjithë ecin bashkë, por po ta shikosh në dasma muzika tallava është një improvizim i çastit. Me sa duken njerëzit janë të përfshirë tek kjo lloj rryme, pasi u duket sikur janë të gjithë artistë dhe bëhen të gjithë këngëtarë dhe kjo i përfshin ata të gjithë, duke e bërë si të tyren. Me sa duket kjo e ka tërhequr një pjesë të tyre, por gjithsesi ata mund ta ruanin këtë nëse donin, por në asnjë mënyrë ata nuk duhet ta përzienin me muzikën popullore shqiptare. Kjo përzierje muzikore vjen me motive të Tiranës, me motive të Dibrës etj, të cilët vazhdojnë me të jugut, pra i bëhet një përzierje e muzikës, një mish-mash dhe këtë miksim të lëvizjes po e bëjnë si të traditës, pra kjo është tallava dhe ata që i bien kësaj muzike nuk e dinë se çfarë valleje është dhe se nga vjen. Ajo është muzikë improvizues dhe ata nuk e dinë se nga vjen, por ky improvizim unë kam frikë se do të influencojë shumë keq, sepse kjo do të quhet një motiv i valles qytetare tiranase apo dhe të qyteteve të tjera, që nuk ka lidhje fare. Janë gjëra të përcaktuara shumë mirë dhe nuk mund të bëhet një gjë e tillë me muzikën shqiptare, me atë të traditës nuk mund të bëhet një bastardim i valles shqiptare. Muzika rome është një muzikë e mirëpritur, madje dhe ne mund ta kërcejmë, por ne nuk duhet që atë ta miksojmë me atë shqiptare. Ne duhet të jemi të interesuar për historinë e traditës tonë dhe ne duhet që ta ruajmë këtë histori.

-Ju jeni dhe pedagog në Akademinë e Arteve, me studentët bisedoni për tema të tilla dhe si e mendojnë ata?
Që në orën e parë që unë përballem me studentët unë u flas atyre për këtë fenomen dhe ata janë kundra këtij miksimi muzikor. Edhe ata janë ruajtës të traditës dhe unë në lëndën e valles popullore nuk jap motive të përpunuara, sepse edhe vallet tona popullore kanë një përpunim të lehtë, por shumë profesional, por unë në Akademi i mësoj atyre vetëm motivin origjinal, pra që ata të jenë të edukuar me këtë motiv shqiptar. Në ndonjë gëzim familjar edhe unë sigurisht që e kam kërcyer atë po me këtë muzikë, por jo të miksuar, dhe nuk ia kam lejuar vetes që ta miksoj. Nëse është një valle me motiv të Shqipërisë së Mesme apo të Jugut do ta vazhdoj patjetër ashtu, ndërsa miksimin e kam frikë sepse ai  e dëmton shumë. Tek ne ka qenë një traditë, që në dasmat shqiptare janë tre kërcime kryesore dhe kjo vazhdon të jetë akoma. Është vallja e Pogonishtes nga jugu, vallja e Kukësit si dhe Napoloni në Tiranë. Pra këto janë tre kërcimet kryesore që në çdo dasmë nuk mungojnë. Nëse ne shohim me vëmendje vallen e Kukësit ajo është shumë e rëndë dhe duhet që ta mbajnë pak më të lehtë dhe atë e kanë miksuar dhe e kanë bërë po me ritme shqiptare dhe kjo nuk sjell shumë dëm, por kur ajo miksohet me muzikë tjetër ajo është shumë e dëmshme për vallen shqiptare. Unë nuk jam dakord që miksimi i një motivi shqiptar të jetë me një ritëm tjetër që nuk i shkon asaj. Vallja shqiptare humbet vlerat, nuk mund të kërcehet një pogonishte me një ritëm tjetër. Për këtë arsye nesër ne do të kemi mëdyshje që kjo valle është apo nuk është e jona.

-E ndërkohë që veç këtyre ritmeve po ato sllave, turke etj, sa e kanë dëmtuar folkun shqiptar?
Ato janë rimte që e kaluan fazën ë tyre dhe tashmë ka ardhur tallavaja. Ishte një periudhë kohe që u mbush me sllave e bullgare, por tani po mbizotëron tallavaja. Në vallen shqiptare ne jemi mësuar që të jemi fluturues, pra ne nuk mund të lëvizim këmbët në valle si sllavët. Si ritëm këto patën ngjitje tek publiku, por si valle ajo nuk ngjiti. Ne nuk mund të themi që është shitur tradita shqiptare, përkundrazi janë disa këngëtarë që e kanë filluar traditën e tyre me këngë greke dhe sot ata këndojnë këngë tiranase. Një prej tyre me aktivitetin e tij kur ai ka hulumtuar tregun sigurisht që ai ka qenë komercial në karrierën e tij, por tani ai ka filluar që të këndojë këng

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›