Kreditë në banka, 2 herë më të shtrenjta se përfitimet nga depozitat
Kostot e kredive në banka janë dy herë më të larta se përfitimet nga interesat për depozita. Kështu interesi për një kredi është 12 për qind ndërsa interesi për depozitat në terma vjeçar është 6 për qind .Vetëm 4 për qind e shqiptarëve kanë depozita në bankë mbi 2. 5 milion lekë. Pjesa tjetër që përbën rreth 96 për qind e individëve kanë vetëm 49 % të depozitave,
dhe nën vlerë 2.5 milion lekë. Shirat janë bërë publike në raportin vjetor të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave. Sipas raportit mësohet se pjesa më e madhe e lekëve të shqiptarëve janë përqendruar vetëm në duart e pak njerëzve. Sipas raportit 51 për qind e shumave mbi 2 500 000 mijë lekë janë vetëm të 4 për qind të depozituesve ndërkohë që 96 për qind depozituesit e tjetër kanë në dorëzim të tyre vetëm 49 për qind të depozitave deri në 2 500 000 lekë. Në raport thuhet gjithashtu se për vitin 200 në krahasim me një vit më parë depozitat në valutë janë rritur me 7.5 për qind ndërsa ajo në lekë kanë një rënie me 5 për qind. Ndërkohë që edhe depozituat e sigurua kanë një rritje me 11 .7 për qind në krahasim me një vit më parë.
Raporti
Depozitat e klientëve të sistemit bankar shqiptar në fund të vitit 2009 u rritën me 6.6 për qind në krahasim me fundin e vitit 2008. ndërkohë që depozitat e individëve që janë subjekt i skemës së sigurimit të depozitave zënë një peshë prej 83 për qind kundrejt totalit të depozitave në sistemin bankar. Ndërkohë që nga depozitat e individëve 71 për qind e tyre janë të siguruara. Kjo shifër e cila është më e lartë se vitet e kaluara tregon dhe rritjen e përgjegjësisë së shqiptarëve për të siguruar të ardhurat e tyre të depozituara në banka. Pjesën më të madhe të depozitave të individëve e zënë depozitat në lekë dhe vetëm 43 për qind e tyre janë depozita në valutë. Referuar ecurisë së depozitave të individëve për periudhën njëvjeçare dhjetor 2008- dhjetor 2009 vërehet një rritje e tyre me 12.5 për qind kurse depozitat e siguruara u rritën me 11.7 për qind. Për periudhën njëvjeçare dhjetor 2008-dhjetor 2009 për depozitat e individëve në valutë vërehet një rritje prej 7.5 për qind dhe një rënie prej 5 për qind e depozitave në lekë. Kapitali i agjencisë deri në 31 dhjetor të viti 2009 ishte 7.910.032.712,06 lekë. Ai përbëhet nga fondi themeltar prej 400 000 000 lekë, fitimi i akumuluar dhe i pashpërndarë i viteve të kaluara prej 5.932.595,92 lekë si dhe fitimi i vitit ushtrimor prej 1.577.437.652,14 lekë. Të gjitha bankat e nivelit të dytë janë pjesë e skemës së sigurimit të depozitave. Për çdo bankë të siguruar, primi vjetor i sigurimit të depozitës është 0.5 për qind e mesatares aritmetike të shumës së depozitave të siguruara, të regjistruar në fund të çdo dite pune, për tre muajt e fundit të vitit. Të ardhurat nga primi i sigurimit, të cilat përbëjnë edhe burimin kryesor të të ardhurave të agjencisë, për vitin 2009 arritën në shumën 1.068.408 lekë të cilat krahasuar me një vit më parë kanë shënuar një rritje prej rreth 5.9 për qind. Bazuar në ligjin "Për sigurimin e depozitave" Agjencia e Sigurimit të Depozitave siguron depozitat e klientëve që mbajnë kursimet e tyre në bankat e nivelit të dytë, pra në të gjithë subjektet që licencohen nga BSH, për kryerjen e aktivitetit bankar.
Agjencia
Agjencia e Sigurimit të Depozitave ofron sigurim dhe kompensim vetëm për depozitat e
individëve deri në 700 mijë lekë, pavarësisht se ato janë në lekë apo valutë. Në ligjin "Për sigurimin e depozitave" janë përcaktuar nivelet për kompensimin e depozitave në nivel maksimal 700 mijë lekë, e me një aplikim co-insurance 15 për qind të pjesës së mbetur mbi 350 mijë lekë.
Sigurimi i depozitave bankare
Sigurimin e depozitës së bankës ASD e kryen përmes një formule të adaptuar nga direktiva e Bashkimit Evropian. Agjencia i siguron depozitat me afat deri në 2.5 milionë lekë, si dhe depozitat në valutë, në të njëjtën vlerë, certifikatat e depozitave etj. Sa u takon të ardhurave dhe masës së sigurimit që paguan një bankë, thuhet se kontributi fillestar është 0.5 për qind e kapitalit të bankës, ndërsa norma e vazhdueshme (primi) është nga 0.1 deri në 0.5 e mesatares aritmetike të shumës së depozitave të siguruara, të regjistruara në fund të çdo dite pune për tre muajt e fundit të vitit të kaluar. Të ardhurat nga primi gjatë 2009-s arritën rreth 1 miliard lekë, me një rritje prej 6 për qind.Aktiviteti që kryen ASD-ja është fitimprurës, për shkak se të ardhurat i investon në letra me vlerë të qeverisë. Aktualisht kapitali i agjencisë është rreth 8 miliardë lekë
Ndërhyrja e qeverisë në sistemin e depozitave
Ndërhyrja e qeverisë për të rritur masën e sigurimit të depozitës në 2.5 milionë lekë ka dhënë kontributin në totalin e siguruesve. Në raportin vjetor 2009, Agjencia e Sigurimit të Depozitave, e cila mbikëqyret nga AMF-ja, thotë se depozitat e klientëve që janë subjekt i skemës së sigurimit të depozitave, zënë një pjesë prej 83 për qind kundrejt totalit të depozitave në tërë sistemin bankar. Kurse depozitat përfaqësojnë rreth 71 për qind të depozitave të individëve, thekson ASD-ja. Pjesën më të madhe të depozitave të individëve e zënë depozitat në lek dhe vetëm 43 për qind në valutë. Referuar periudhës 2009, vërehet një rritje e depozitave të individëve me rreth 12.5 për qind, kurse depozitat e siguruara me rritje 11.7 për qind, thotë ASD-ja në raportin që do t'i prezantohet këtë javë Kuvendit. Duke parë ecurinë e depozitimit në banka, ASD-ja vë re se ka një rritje të valutës me 7.5 për qind dhe një rënie të lekut me 5 për qind.
Kontrolli i depozitës së siguruar
Agjencia kompenson depozitat e siguruara, sipas dispozitave të ligjit në manën 100 për qind dhe në çdo rast jo më shumë se 2. 5 milion lekë, për çdo depozitues në çdo bankë të siguruar që operon në vendin tonë pavarësisht numrit të depozituesve dhe shumës së depozituar në total. Agjencia e Sigurimit të Depozitave është institucioni përgjegjës për sigurimin e depozitave, kompensimit të depozitave të klientëve në kohë reale dhe në përputhje me dispozitat e përcaktuara në ligj. Kompensimi për llogari të depozitave të siguruara fillon menjëherë pasi agjencia njoftohet me shkrim nga Këshilli Mbikëqyrës financiar për ndërhyrjen në bankën e siguruar dhe përfundon jo më vonë se tre muaj nga data e fillimit të procesit të kompensimit.
Depozitat gjatë vitit 2009
Depozitat e klientëve në sistemin bankar shqiptar në fund të vitit 2009 u rritën me 6.6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë. Depozitat e individëve që janë subjekt i skemës së sigurimit të depozitave zënë një peshë er 83 për qind kundrejt totalit të depozitave në tërë sistemin bankar, kurse depozitat e siguruara përfaqësojnë rreth 71 për qind të depozitave të individëve. Pjesën më të madhe të depozitave të individëve janë në valutë të huaj dhe vetëm 43 për qind e depozitave janë më monedhën kombëtare lek.
Agjencia e Sigurimit të Depozitave: Kemi rritur garancinë
Agjencia e Sigurimit të Depozitave, e cila mbikëqyret nga AMF-ja, thotë se depozitat e klientëve që janë subjekt i skemës së sigurimit të depozitave, zënë një pjesë prej 83 për qind kundrejt totalit të depozitave në tërë sistemin bankar. Sigurimin e depozitës së bankës ASD e kryen përmes një formule të adaptuar nga direktiva e Bashkimit Europian. Agjencia i siguron depozitat me afat deri në 2.5 milionë lekë, si dhe depozitat në valutë, në të njëjtën vlerë, certifikatat e depozitave etj. Sa u takon të ardhurave dhe masës së sigurimit që paguan një bankë, thuhet se kontributi fillestar është 0.5 për qind e kapitalit të bankës, ndërsa norma e vazhdueshme (primi) është nga 0.1 deri në 0.5 e mesatares aritmetike të shumës së depozitave të siguruara, të regjistruara në fund të çdo dite pune për tre muajt e fundit të vitit të kaluar. Të ardhurat nga primi gjatë 2009-s arritën rreth 1 miliard lekë, me një rrit