E Shtunë, 31 Tetor 2026

Genc Ruli: Berisha pengoi që ligji të mbyllte piramidat

Share

 Një nga shkaqet kryesore të deformimit të tranzicionit shqiptar, të analizuara në librin Komploti kundër Lirisë të analistit Andrea Stefani, është edhe mungesa e një pushteti të pavarur drejtësie, të aftë të ndëshkojë korrupsionin e pushteteve politike. Shqyrtimi i fakteve të jep të kuptosh se drejtësia jo vetëm që nuk e ka ndëshkuar korrupsioni e pushteteve po është vënë në shërbim të pushteteve të korruptuara, një aleancë që ka qorrollisur shqiptarët në humnerën e krizave të tmershme si ajo e vitit 1997. Nga libri i Stefanit, që pritet të dalë këto ditë në panairin e librit, po publikojmë një pjesë që denoncon keqpërdorimin e gjykatësve nga ish-Presidenti, Sali Berisha, për të shmangur ligjin që detyronte mbylljen e firmave piramidale. Sot është e qartë se po të ish zbatuar ligji do të qe shmangur tragjedia. Po ishte etja për pushtet e Berishës që e pengoi ndërhyrjen shpëtimtare të ligjit dhe drejtësisë. Një e keqe që këmbëngul dhe sot e kësaj dite. Ja fragmenti nga libri:
Te mungesa e drejtësisë së pavarur duhet kërkuar një nga rrënjët kryesore jo vetëm të krizave dhe tronditjeve të shtetit por edhe te atij korrupsioni galopant që nuk mund të mos bëhej, nga ana e tij, premisë e fuqishme e krimit të organizuar. Te mungesa e një pushteti drejtësie që shpërfill dhe i vë kufi demokracisë si pasion i turmave fanatike në shërbim të liderëve populistë, te mungesa e një klase juristësh të pavarur si aristokraci e demokracisë (Tukëvil) që i vë fre pasionit të verbër turmave nga njera anë dhe epsheve të politikanëve në anën tjetër, duhet kërkuar rrënja e shumë krizave apo skandaleve financiare dhe politike nga të cilat ka vuajtur dhe po vuan Shqipëria.
Të marrim një shembull: Cili ishte zembereku i fshehtë që kurdisi tragjedinë e piramidave financiare për rreth 5 vjet dhe që pati për epilog, humbjen e parave dhe kursimeve të jetës nga qindramijë qytetarë si dhe kolapsin e shtetit? Pengimi i ndalimit më në kohë të piramidave nga institucionet e zbatimit të ligjit. Dhe penguesi kryesor ishte Presidenti autoritarist Berisha që synonte ta shfrytëzonte populisht për kapjen e një madanti të dytë presidencial mrekullinë, parajsën e fajdeve dhe dalldisjen popullore nga interesat marramendëse. Sot Berisha justifikohet duke thënë se në atë kohë nuk kishte ligj që mundësonte mbylljen e piramidave. Por faktet provojnë të kundërtën. Po le tia japim ato lexuesit me gojën e atyre që sot janë ende në shërbim të Berishës. Genci Ruli, sot ministër në kabinetin e Kryeministrit Berisha, në një emision të Blendi Fevziut në TVSH, menjëherë pasi PD kish humbur pushtetin në vitin 1997, jepte këtë shpjegim për odisenë e piramidave:
Po flasim për fenomenin fajde i cili vërtet i nënkuptonte ose i bënte të besueshme të gjithë hipotezat për lidhje me botën e pastrimit të parasë etj. Në këtë aspekt duhej nxjerrë ligji i pastrimit të parasë. Fenomeni i vërtetë përsa i përket vakumit ligjor apo jo, sikundër shtrova dhe unë, është a mungonin ligjet të cilat i jepnin forcën e duhur organeve shtetërore për të vepruar ndaj firmave në momentin që u krijuan? Dhe them që nuk kanë munguar. Rregullimi i normave të interesit për të cilat është përgatitur projektligji ka të bëjë me normat e interesit të fajdes së huamarrjes si veprim i Kodit Civil. Këtu (në rastin e fajdeve) sado që spekulohet mbi këtë temë, skemi të bëjmë fare me këtë lloj huamarrjeje. Kemi të bëjmë me një huamarrje të mirëfilltë tregtare dhe atëherë i nështrohet ligjit të bankës dhe duhet të ishte vepruar. Çfarë kemi parë është një mosveprim nga asnjë organ shtetëror përkundrejt kompetencës që kanë për të reaguar në përputhje me ligjin në fuqi. Eshtë për tu përshëndetur përpjekja e atëhershme e ministrit (Ridvan Bode) që mori një kurajo individuale duke iu kundërvënë politikës, për të bërë atë prononcim në sajë të sedrës së tij profesionale por të mos harrojmë sikundër Kryeministri (Aleksandër Meksi) është prononcuar në vijimësi dhe ndofta më gjatë edhe Guvernatori (Kristaq Luniku) …madje më duket se është prononcuar, po prapë me një letër jo publike, edhe vetë Kryeministri. Atëherë janë organe shtetërore që e kuptojnë fenomenin fajde, prononcohen por, hipoteza më e drejtpërdrejtë është se, ka një vullnet mbi këta njerëz mbi këta shtetarë të lartë,(mbi Boden, Meksin, Lunikun) ka një vullnet prej kryeshtetari (Sali Berisha) që i pengon këta njerëz të mbyllin fenomenin fajde.8
Ky deklarim i Rulit e nxjerr Berishën kryefajtor në disa pika: Në çështjen e pastrimit të parave në piramida. Sepse ishte Berisha që nga fundi i vitit1996 deklaroi me emfazë absolute se paratë e shqiptarëve janë më të pastrat në botë. Një deklaratë që, pavarësisht kontekstit të saj, nxiti edhe më shumë shqiptarët të investojnë paratë në firmat piramidale duke e bërë fundin edhe më fatal për ta. Ruli hedh poshtë gjithashtu justifikimin e Berishës se në kohën kur u përhapën piramidat nuk kishte kuadër ligjor që të mundësonte parandalimin e tyre. Dhe së fundi, Ruli ngre gishtin e akuzës mbi Berishën, mbi kryeshtetarin që ka bllokuar ligjin, që ka penguar shtetarë të tjerë të lartë të veprojnë në përputhje me ligjin për të mbylluar me kohë piramidat financiare. Akuzë me e fortë dhe më shkatërruese për një politikan nuk bëhet: ka penguar zbatimin e ligjit kundër një aktiviteti të paligjshëm që solli më pas rrënimin e financave të shqiptarëve, dhe më në fund edhe vetë shtetin! Po përse e ka bërë këtë krim Berisha? Vetëm për hatër të qëndrimit në pushtet.
Deklarimin e Rulit mbi ekzistencën e kuadrit ligjor për të penguar veprimtarinë e piramidave e konfirmon në këtë debat edhe ish ministri i Financave, Rivan Bode. Ai pohon se:
Qysh nga muaji prill i vitit 1996 me ligjin Për Bankën e Shqipërisë dhe ligjin Për Bankat, një nen i posaçëm aty e sanksionon që ndalohet grumbullimi i depozitave. Pra ishte një fenomen që ndodhte në sferën monetare dhe i takonte Guvernatorit të Bankës që të merrte nisiativën ligjore për të vepruar mbi këto.
Le të marrim një dëshmitar edhe më të paanshëm, Bankën Botërore (BB). Ja çshkruan Carlos Elbirt (Karlos Elbirt) drejtori i misionit të BB në Tiranë në vitet që u zhvilluan piramidat:
Banka Botërore kish dhënë alarmin tek autoritetet më të larta për rrezikun e piramidave që nga mesi i 1996-tës. Edhe më herët, stafi i Bankës që ishte familjar me këtë dukuri, paralajmëroi zyrtarë të lartë të qeverisë për rrjedhojat e pritshme. Guvernatori i Bankës Qendrore nxiti kabinetin dhe Presidentin Berisha që të ndalonte mbledhjen e parave nga piramidat. Gjë që ishte e mundur ligjërisht, sa kohë që ligji për bankat thoshte se mbledhja e depozitave është monopol i bankave të licencuara. Por nga fundi i vitit 1996, gjykatës të caktuar nga presidenti vendosën se paratë e mbledhura nga piramidat përbënin një hua bilaterale që ishte subjekt i Kodit Civil dhe jo i ligjit për bankat. (Carlos Elbirt, Albania under the Shadoë of the Pyramids, Transition Neësletter)
Shohim se Elbirt jo vetëm konfirmon akuzën e Rulit për Berishën si kryeshtetar që përfaqësonte vullnetin e vetëm kundër mbylljes së piramidave, po shkon edhe më larg. Ai denoncon përdorimin nga Berisha të gjykat

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›