Krim në familje në Tiranë, burri vret me thikë gruan
Krimi brenda familjes ka goditur kryeqytetin në këtë ditë feste. Një 40-vjeçar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij duke e lënë atë të vdekur në vend.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Unazës së Re në Tiranë ku shtetasi Ismet Hysa ka qëlluar me thikë gruan e tij Edlira Doçi 35 vjeçe.
Sipas informacioneve mësohet se shkak për ngjarjen është bërë një zënkë mes çiftit për djalin e tyre të cilin e kishin të shtruar në spital dhe për këtë 40-vjeçari akuzonte bashkëshorten e tij se nuk ishte kujdesur për të.
Menjëherë pas kryerjes së krimit, 40-vjeçari është larguar nga vendngjarja së bashku me vajzën e tij 2-vjeçare ndërsa policia ka ngritur postoblloqe në rrugët hyrëse dhe dalëse të kryeqytetit për të bërë të mundur kapjen e tij.
Ndërkohë policia po vijon hetimet edhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ora-news