Nano loboi si kryeminister per viziten ne SHBA
Nderkohe qe kontraktimi i firmave lobiste duket se nuk ka qene nje eksperience vetem e qeverise demokrate por edhe asaj socialiste. Keshtu ne baze te te dhenave zyrtare mesohet se kontrata te posacme jane lidhur ne vitet 2004 dhe 2005. Kompania Reffe Paige E nenshkroi me Ministrine e Jashtme shqiptare ne vitin 2005 nje kontrate me nje vlere prej 70 mije dollaresh amerikane. Qellimi i kesaj kontrate sipas te dhenave zyrtare eshte berja e avokatise se Shqiperise ne procesin e anetaresimit ne NATO si dhe luajtja e rolit te avokatise. Ndersa ne vitin 2004 nje kontrate tjeter eshte nenshkruar po nga Ministria e Jashtme shqiptare dhe po me kete firme Reffe Paige E ne nje vlere qe shkon ne 73.900 dollare amerikane. Qellimi i kesaj kontrate ishte qe kryeministrit te asaj kohe socialistit Fatos Nano ti krijohej mundesia e vizites zyrtare ne SHBA cka nenkuptonte takimin me presidentin amerikan Xhorxh Bush. Gjithashtu firma kishte si qellim dhe perfshirjen e Shqiperise ne procesin e ndermarre nga ana e SHBA-ve per Karten Adriatikut. Kjo nisme perfshinte mbeshtetjen e vendeve te Ballkanit ne procesin e anetaresimit ne NATO. Ky lobim qe synonte dhe perfitimin e fondeve nga ana e qeverise shqiptare nga Sfida e Mijevjecarit USAID-it u realizuar nga qershori deri ne tetor te vitit 2004. Kontrata tjeter lidhet ne vitin 2003 fondi i saj eshte 30 mije dollare amerikane. Sipas dokumenteve zyrtare rezulton se eshte lidhur po me Reffe Paige E e lidhet me avokatine per permiresimin e marredhenieve mes SHBA dhe Shqiperise dhe procesit te anetaresimit ne NATO. Kontrata e lidhur nga Ministria e Jashtme shqiptare kishte nje afat prej 6 muajsh. Ajo parashikonte ndermjetesimin e takimeve me zyrtare te Departamentit Amerikan te Shtetit.