E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj Nuk do te largohemi nga Partia Socialiste

Perfaqesuesi i LMN-se

Deputetet kundershtare dhe kritike me linjen e drejtimit te Partise Socialiste nga kreu i saj Edi Rama deklaruan dje se ata nuk do te largoheshin nga Partia Socialiste duke hedhur poshte zerat qe theksonin te kunderten. Ne emer te ketij grupi deputetesh foli dje ne Kongres Arben Malaj cili me fjalimin e tij perfaqesoi edhe zerin e deputeteve Kastriot Islami dhe Andis Harasani. Te dashur delegate as Kastrioti as Harasani as une dhe as shume te tjere qe mendojne si ne dhe qe ende na besojne nuk na kane kerkuar dhe as e kemi menduar te largohemi nga PS-ja. Jemi dhe do te jemi ne PS. Modernizimi i saj jo thjesht solidariteti dhe uniteti formal eshte rruga me e mire per te fituar zgjedhjet dhe per ta qeverisur sa me mire Shqiperine - theksoi deputeti Malaj ne fjalen e tij. Por deputeti i Vlores ne fjalen qe paraqiti perpara delegateve theksoi se PS-ja duhet ti dinte ti perdorte me mire potencialet e saj. Keto avantazhe potenciale veniten zvogelohen behen pasive nis vendin e meritokracise e ze klientelizmi nis vendin e perkushtimit e ze servilizmi. Organizimi dhe drejtimi i PS-se ka nevoje per vemendjen ndaj anetareve dhe mbeshtetesve te saj ka nevoje per respekt te perhershem njerezor ka nevoje per inspirim dhe promovim te gjithsecilit sipas merites dhe jo sipas preferencave personale - theksoi ne fjalen e tij Arben Malaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›