E Diel, 1 Nëntor 2026

Gënjen publikun, nuk e këndoi himnin live

Beyonce Knowles raportohet se është shtirur kinse po e këndonte live himnin e Amerikës, në inaugurimin e Presidentit Barack Obama. 

Turna e miliona personave të praninësh dhe një numër i madhë i televizioneve e kanë përcjell drejtpërdrejt këtë ceremoni në të cilën performuan këngëtarë të mëdhenj si Beyonce, Kelly Clarkson dhe Jennifer Hudson.

Beyonce u ngjitë në podium për të kënduar “The Star-Spangled Banner” për turmën e zhurmshme.  Një burim brenda organizimit ka treguar se 31 vjeçarja nuk po këndonte live.

“Ne të gjithë e dimë se Beyonce mund të këndoj… Nuk e kuptojmë pse ajo vendosi të këndonte playback”, tha ai.
Përveç Beyonce, Kelly Clarkson dhe Jennifer Hudson kënduan krejtësisht live./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›