E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gënjen se po vdes vetëm që të mos marohet

Aktori i Hollywodian, George Clooney e ka gënjyer të dashurën e tij aktuale, Stacy Keibler, se vuan nga një varg sëmundjesh, vetëm e vetëm që ti ik martesës me të. Madje ai ka shkuar deri aty sa të thotë se është duke vdekur vetëm që mos martohet.

Ai i ka thënë Stacey-t se vuan nga sëmundje të ndryshme, në mes tyre edhe nga malaria.

“George thotë se trupi i tij është vjetruar aq shumë nga dëmtimet dhe sëmundjet e ndryshme gjatë viteve të kaluara sa ai tash do të ishte një bashkëshort dhe baba i keq. Por Stacy nuk i ka besuar. Ajo mendon se Clooney në këtë mënyrë vetëm bën presion për të mos shkuar para ofiqarit”, ka thënë një burim i afërt me çiftin.

Megjithatë, ky burim ka bërë të ditur se, Stacey nuk është e lumtur që ai i ikën martesës dhe se ajo e di se e vetmja sëmundje e partnerit të saj është frika nga martesa. Ajo e ka të qartë se ai më parë do të vdesë sesa që do të martohet. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›