Tom Cruise në krahët e një bjondeje

Ka pak kohë që actor,i Tom Cruise dhe Katie Holms kanë vendosur ti dhënë fund martesës së tyre nga e cila kanë edhe një vajzë, Surin.
Fraza, “jeta vazhdon” po vjen në shprehje sidomos tek Tom Cruise e ky u fundit është parë në një klub nate në Stckholm të Suedisë, nën shoqërinë e një bjondeje të panjohur.
Të dy janë parë shumë të afërt me njëri tjetrin ndërkaq, aktori e ka ftuar atë në zonën, VIP të klubit. Disa miq të tij kanë thënë se ai tërë kohën ka biseduar me bjonden deri në orën 1:50 të mëngjesit, para se të dilte nga klubi, gjë të cilën e dëshmojnë edhe këto fotografi.
Ndërkaq, menaxheri i aktorit 50 vjeçar ka mohuar që ata të kenë diçka mes vete duke thënë se vajza është vetëm një fanse e cila ka dashur ta përshëndes atë.
Tom, po atë ditë, ka promovuar filmin e tij më të ri, “Jack Reacher” një film i bazuar në romanet e autores së famshme britanike, Lee Child./Indeksonline/