E Shtunë, 31 Tetor 2026

Genjeshtrat argumentet e vetme te Edi Rames

21-11-2010 / Gazeta 55

Reagon Ministria e Puneve Publike dhe Transporteve

Ministria e Transporteve ka reaguar dje duke i konsideruar si mashtrime deklaratat e Edi Rames se ne buxhetin e shtetit per autostraden Tirane-Elbasan jane vetem 50 milione leke. Permes nje deklarate per shtyp MPPT sqaron se argumentet e z. Rama jane mashtrime te mirefillta pasi per segmentin ne fjale i nje rendesie madhore jane plot 1 miliard e 305 milione leke.
Mesa duket genjeshtrat e jane i vetmi argument i z. Rama. I ftuar dje ne nje emision televiziv z. Rama zgjodhi perseri genjeshtren si te vetmin argument per tiu pergjigjur shqiptareve. Z. Rama genjeu kur tha qe rruga Tirane-Elbasanit ne buxhet ka vetem 50 milion Leke po te mesoj ta lexoj buxhetin do te shikoj qe jane 1 miliard e 305 milion Leke u shpreh zedhenesja e ministrise se Puneve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit.
Sipas saj z. Rama genjeu ku tha qe qeveria po vonon unazen e madhe qeveria do te shpalle keto dite tenderin per unazen te cilen vete z. Rama e ka bllokuar prej dy vjetesh duke refuzuar cdo forme bashkepunimi dhe po formen e genjeshtres zgjodhi edhe kur tha se qeveria po bllokon parkingjet nentokesore. Z. Rama genjeu kur tha qe qeveria bllokon parkingjet nentokesore. Qeveria i ka miratuar parkingjet prej 1 viti e gjysme por z. Rama nuk miraton kontraten e tyre. Z. Rama edhe ti duhet te jesh i lodhur nga gjithe keto genjeshtra - deklaroi me tej zedhenesja e ministrise se Puneve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›