E Diel, 1 Nëntor 2026

Skam thyer rregullat te zbardhet ngjarja nga autoritetet kompetente

21-11-2010 / Gazeta 55

Deputetja Albana Vokshi reagon per incidentin ne Kosove

Albana Vokshi deputetja e Partise Demokratike ne nje deklarate per shtyp diten e djeshme ka bere publike detajet per incidentin qe i ndodhi pak dite me pare ne piken kufitare te Morines. Ajo deklaroi se diten e diel me 14 nentor 2010 kishte ndermarre nje udhetim drejt Kosoves. Ne lidhje me kete incident i cili mori permasa hiperbolike ajo u shpreh duke thene se policia kosovare ka abuzuar dhe ka thyer ligjet. Ajo ka theksuar se eshte ndier e indinjuar ndaj ketij akti te policise kosovare te cilet ne radhe te pare duhet te respektojne te drejtat themelore te qytetareve.
Eumlshte e vertete qe ne kufirin me Kosoven ne Vermice ka ndodhur nje incident shume i rende me policine kufitare kosovare. Disa autoritete kosovare te policise dhe gjyqesorit kane abuzuar dhe tejkaluar kompetencat e tyre duke thyer ligjet e duke mos respektuar asnje te drejte elementare themelore njerezore ndaj meje jo si deputete por si femer dhe si qytetare shqiptare tha deputetja e partise demokratike Albana Vokshi.
Gjithashtu Albana Vokshi gjate kesaj deklarate per mediat ne lidhje me ngjarjen e ndodhur te dielen e kaluar ne piken kufitare te Morines ku policia kosovare ka dyshuar ne pasaporten e saj si te falsifikuar dhe per kete ka ngritur ndjekje penale ndaj saj ate dite eshte vene ne dijeni Kryeministri i vendit Kryetarja e Parlamentit Ministri e Brendshem ministri i Drejtesise ministrin e Puneve te Jashtme si edhe Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit.
Gjithashtu Albana Vokshi nuk e ka neglizhuar aspak kete ngjarje te ndodhur ndaj ne lidhje me kete ajo kerkoi qe te zbardhet deri ne detaje ky incident te zbulohen e te kerkojne te vihen para drejtesise si ata qe e planifikuan ashtu edhe ata qe e ekzekutuan kete incident. Deklaroj para publikut shqiptar dhe kosovar qe nuk eshte e vertete qe kam thyer rregullat dhe procedurat e policise kufitare Kosovare nuk eshte e vertete qe kam refuzuar kontroll te dokumenteve apo te makines me te cilen udhetoja e mbi te gjitha nuk eshte e vertete qe kam fyer cilindo zyrtar te policise kufitare kosovare ka thene Vokshi deputetja e PD-se duke arsyetuar se kjo eshte arsyeja per zbardhjen e ceshtjes.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›