Do kemi me shume siguri perkrah forces me te madhe ushtarake te botes

Imami flet per perfitimet qe do kete Shqiperia nga koncepti i ri strategjik i NATO-s
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami vlereson konceptin e ri strategjik te NATO-s i cili sipas tij do te sjelle me shume siguri dhe stabilitet ne paqen globale.
Pas mbylljes se punimeve dy ditore te samitit te NATO-s ne kryeqytetin portugez Lisbone ministri Imami iu referua zhvillimeve te fundit te Aleances ku shprehu besim se strategjia e re do jete eficente ne Afganistan si dhe hap nje ere te re marredheniesh NATO-Rusi.
Duke iu referuar rolit te Shqiperise por edhe perfitimeve te vendit tone nga strategjia e re qe miratuan kreret e qeverive te NATO-s ministri i Mbrojtjes Arben Imami vuri theksin te siguria si dhe angazhimi i vendit tone ne kuader te operacioneve te Aleances Atlantike. Shqiperia perfiton siguri. Ne duke qene me aleancen me te madhe dhe me te suksesshme kemi rritur nivelin e sigurise tone kombetare. Sigurisht qe kjo hap nje dimension te ri te operacioneve te NATO-s ne zonat e caktuara ku edhe Shqiperia eshte e angazhuar me kontributet e saj ushtarake. Aktualisht me konceptin e ri strategjik po shkojme drejt dorezimit te pushtetit ne duart e qeverise dhe popullit afgan. Po fillojme te mendojme per ri-trajtimin e kapacitete tona per tiu pergjigjur denjesisht aleances. Ne 2013-en mendojme se do jete koha e pershtatshme per dorezimin e qeverise ne duart e afganeve u shpreh ministri i Mbrojtjes Imami.