E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shume shpejt do zgjidhet ceshtja e statusit kandidat

21-11-2010 / Gazeta 55

Ministri i jashtem Edmond Haxhinasto

Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto deklaroi dje se gjate punimeve te samitit te NATO-s ne Lisbone ka gjetur rastin te zhvilloje takime me homologe te vendeve anetare te Bashkimit Evropian ku teme e diskutimeve ka qene integrimi i Shqiperise ne Bashkimin Evropian.
Kryediplomati shqiptar informoi se shume shpejt Shqiperia do marre pergjigjen e Komisionit Evropian per ceshtjen e statusit kandidat. Kam pasur takime me ministra te jashtem. Sigurisht qe kemi diskutuar per ceshtjet e NATO-s te integrimit evropian te Shqiperise por dhe per ceshtje dypaleshe. Pata kenaqesine te takoj ministrin e Jashtem te Gjermanise i cili me ftoi dhe per nje vizite zyrtare ne Gjermani qe besoj se do te realizohet ne mesin e muajit dhjetor tha Haxhinasto.
Sipas tij nje format i rendesishem takimesh ka qene ai i Adriatik 5 ku ka marre pjese si delegacion i kryesuar nga kryeministri Berisha.
inistri i Jashtem tha se ky Samit do te mbetet historik per dy arsye kryesore Se pari per adoptimin e Konceptit te ri Strategjik te NATO-s i cili parashikon dhe koncepton te gjitha ato fusha dhe menyra me te cilat NATO do te bashkepunoje dhe do te ece ne te ardhmen me qellim qe te jete nje konstitutor i jashtezakonshem per paqen dhe stabilitetin ne bote. Se dyti ky Samit eshte historik sepse ne te u vendos nje partneritet i ri midis NATO dhe Rusise duke vendosur keshtu nje zhvillim cilesisht te ri ne marredheniet nderkombetare sidomos ne fushen e sigurise. Tashme NATO dhe Rusia do te jene partnere te ngushte per te perballuar sfidat e medha te sigurise duke filluar qe nga Afganistani Irani etj. Ne Samit u trajtuan ceshtje sic eshte rreziku qe vjen nga faqet e pakontrolluara te internetit nga kontrolli i armeve te shkaterrimit ne mase nga kontrolli i perhapjes se tyre dhe shume sfida te tjera me te cilat perballet sot siguria nderkombetare u shpreh midis te tjerave ministri.
Duke iu referuar rolit te Shqiperise ne strategjine e re te NATO-s ministri Haxhinasto vuri ne dukje se vendi yne ne te gjitha kontributet e veta ne formulimin e konceptit te ri strategjik ka qene shume e qarte dhe konstruktive dhe keto kontribute jane marre parasysh ne formulimin e ketij dokumenti.
Nje nga faktoret e vleresuar eshte pa dyshim roli i Shqiperise ne rajon per perspektiven e integrimit te te gjithe rajonit ne NATO. Jane vleresuar ne kete Samit edhe kontribute konkrete ne kriza te ndryshme qe Shqiperia ka dhene. Pervec kontributeve dhe pjesemarrjes ne dokumentin strategjik te NATO-s ne te njejten kohe dhe te nje koncepti te ri te Aleances. Shqiperia ndihet krenare edhe per kontributet e saj ne ceshtje te sigurise nderkombetare sic eshte kontributi konkret ne Afganistan ku vendi yne ka nje kontingjent prej 306 ushtaresh. Theksoj se jemi nder vendet e para me kete kontigjent nese e krahasojme me fryme popullsie deklaroi me tej ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto ne mbyllje te punimeve dy ditore te samitit te NATO-s ne Lisbone.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›