E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gent Mati Ju rrefej magjine e skive

Debora mbushi malet kete jave ne te gjithe Europen dhe nuk la pas as Shqiperine. Po kush i trembet dimrit duhet edhe te dije se keto kushte atmosferike jane shenjat se kjo stine eshte ne ikje. Ne fakt mbetet edhe pak kohe pak kohe per te perjetuar edhe bukurite e kesaj stine.
Padiskutim qe edhe dimri eshte magjepses mjafton te dish se si ta shijosh ate. Keshtu pra ne vendosem te takojme dimrin kete fundjave. Ne mes shume alternativave per te kaluar nje fundjave qe nga ajo e te qendruarit ne shtepi e deri tek udhetimet jashte Shqiperise ne zgjodhem skite. E nese shume prej nesh e duan apo jo dimrin kjo stine serish na shkakton nje fare bezdie me te ftohtin dhe lageshtine por pikerisht kete te ftohte ne mendojmeta takojme kete fundjave nga afer dhe jo nga pas dritares se nje dhome te ngrohte. Te besh ski eshte nje femijeri e dyte tregon Gent Mati skiator dhe njekohesisht drejtuesi i agjencise Outdor Albania.
Dhe ne te vertete ne kerkimet tona rezultoi se te gjithe ata qe ushtrojne skite ne thelb perjetojne ne menyre te perseritur nje aventure feminore krejt te vecante teksa rreshkasin te lire ne debore. Mirepo te rinjte Shqiptare sidomos ata te postkomunizmit kane nisur vone te perqafojne pasionin per kete sport magjepses por gjithashtu edhe te lodhshem. Por sic i thone fjales asnjehere nuk eshte shume vone kete te pakten deshmojne edhe nje numer i konsiderueshem I agjencive turistike te cilat vrullshem ofrojne nje sere paketash per te kaluar nje fundjave me skite. Jo vetem kaq por te interesuarit
nuk jane pak. Padiskutim qe nuk po flasim per alpet e bukura te Zvicres por per vende shume prane nesh. Kur e pyetem Gent Matin per skite i pari vend qe i shkoi ne mend ishte Korca e embel plot me debore.
Rrethi i Korces me fshatrat Dardhe dhe Voskopoje eshte i pari qe te vjen ne mend persa i perket skive ne Shqiperi. Aty ka disa njesi akomoduese dhe pista apo me mire livadhe te vogla skijimi te pergatitura me kembe ku kush ka deshire mund te provoje pervojat e para me ski.
Ndersa flasim per KorcenGenti na tregon se nga eksperienca e tij si skiator ky destinacion le ende per te deshiruar ne krahasim me atraksionet e ketij lloji qe ofrojne vendet fqinje si Maqedonia Mali i zi dhe Kosova.
Gjithashtu ne Dardhe ekziston dhe nje ski lift- teleferiku per skiatoret I thjeshte qe ndihmon ushtruesitte ri-ngjiten ne maje te djerines per tu leshuar
serish. Gjithesesi infrastruktura e ketyre qendrave nuk ka te krahasuar me vendet fqinje ku me qindra shqiptare shkojne rregullisht gjate fundjaves per te skijuar lsquome te vertete. Me populloret jane Shen Nikolla Kolashin ne Mal te zi Mavrova e Kodra e Diellit ne Maqedoni dhe per mua personalisht Brezovica ne Kosove ku sivjet kam vene re me kenaqesi shtimin e vizitoreve nga Shqiperia- sidomos te rinj
Nese supozojme se ushtrimi i skive eshte nje hobi I fshehur ose te pakten kurioziteti na shtyn ta provojme atehere si pike nisje na duhet te dime se ku mund te blejme ose te marrim meqera kostumin dhe skite dhe padiskutim na duhet te dime se sa mund ta perballoje xhepi yne kete gje kuptohet qe te gjitha keto te dhena na sherbejne nese vendosim tlsquoi hyjme aventures se skive ne menyre te pavarur dhe jo nepermjet udhezimeve te nje agjencie turistike.

Gent Mati na shpjegon edhe keto detaje.
Secila nga qendrat e mesiperme ka njesi ku mund te merren pajisjet me qera - relativisht lire psh duke filluar nga 7-8 euro ne dite. Shitoret e sportit kryesore te Tiranes tregtojne pajisje skijimi sidomos veshje dhe disa modele skish. Pajisjet e reja te skijimit ne pergjithesi jane te shtrenjta ndash duhen llogaritur minimalisht 200-300 euro per te blere modele baze apo te viteve te kaluara ama modele te perdorura por ne gjendje teper
te mire mund te gjehen dhe me lire. Te mos harrojme edhe lsquogabin ku me pak lek mund te gjehet thuajse gjithcka nevojitet per te perballuar te ftohtin lsquoin style Dhe ne fakt pervec dyqaneve te veshjeve sportive ne Tirane ku padyshim mund te gjenden pajisjet e skive per ata qe do te duan te vizitojne njesine e skijimit ne Brezovice kane mundesine qe duke ndaluar ne Prishtine Ferizaj apo edhe direkt ne Brezovice te blejne kostumin e tyre personal ne disa nga qendrat kryesore. Pasi pyetem disa nga perfaqesuesit e dyqaneve na rezultoi se pikerisht ne kete periudhe ne qytetet e siper permendura artikujt ne fjale kane edhe skonto deri ne 10. Por mes tyre mund te gjenden edhe pajisje ende me ne skonto kur behej fjale per modele te viteve te kaluara. Duke u nisur nga predispozita se jemi fillestare me skite dhe se kjo do te jete aventura e pare per ne drejt ketij sporti do te na duhet te dime se ku do shkojme me sakte cilen rruge do te ndjekim e deri tek detaje te tjera si parashikimi i motit.

km/aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›