E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti Grupe mafioze praneLSI pergjojne Topin e Ramen

Ish-deputeti i LSI Dritan Prifti ne emisionin Debat me Alfred Pezen thote se grupe mafioze prane LSI pergjojne kreun e shtetit e te opozites. Flet per videon Nanon Ramen Meten e zgjedhjet.

Pse vendoset te benit publike videon midis ju te dyve
Arsyeja kryesore e publikimit ishte se une dola ne opozite dhe si cdo opozitar mendova te kontribuoj per te ndihmuar opoziten per te rrezuar qeverine. Me mjaftoi nje vit ne qeveri per tu kuptuar se cfare qeverie kishim.

Jeni bere pishman qe e keni bere kete gje
Per te qene plotesisht i sinqerte jam i dyzuar. Dikur nuk kisha asnje lloj pishmanlliku tani kam sepse nuk ndodhi asgje.

Nga ana e opozites
Nuk ndodhi asgje nuk fitoi askush. Sbesoj se ka njeri normal qe ta kundershtoje faktin se kjo ka qene ndihme e jashtezakonshme per opoziten dhe per fitoren ne zgjedhje lokale nga opozita.

A ndiheni i perdorur nga Edi Rama
Nuk ndihem i perdorur sepse deri me sot mua ne politike nuk me ka perdorur njeri. Nuk e mohoj faktin qe opozita perfitoi prej kesaj dhe ishte nje nga synimet e mia qe ta ndihmoja opoziten per kete.

Por a ishte kjo nje sebep per 21 janarin ishte si nje frymezim
Une nuk jam nga ata qe te them se skishte asnje efekt per 21-janarin. Video ka pasur efektin e vet ne revoltimin e njerezve kunder qeverise.

Keni pasur nje raport te veshtire me Edi Ramen
Opinioni im ka qene shume i ndikuar edhe nga Ilir Meta. Tani mendoj se Rama seshte ai qe ka qene dhe eshte i gatshem per te marre pushtetin dhe per ta drejtuar kete vend.

Ka pasur tentativa per tju ofruar kompromis per ceshtjen
Tentativat per kete qe thua ti kane qene thuajse te perditshme. Une nuk mund ta konfirmoj qe vinin nga Ilir Meta.

Si iu duk pretenca nisur nga logjika si shkoi i gjithe procesi ne Gjykaten e Larte
Mu duk shume e guximshme nga ana e prokurorise te kerkoje per nje pushtetar te rangut te larte si zoti Meta burgosjen. Duke vecuar Nanon qe ka bere burg ska pasur prokuroria ndonjelloj suksesi tjeter ose ndonje lloj guximi te kesaj natyre per te denuar nje politikan te nje niveli kaq te larte me burg.
Ndryshe nga Meta ju keni preferuar te heshtni. Pse ky qendrim
Pas gjyqit duhet te bejme nje dallim Ilir Meta vete sme ka sulmuar mua asnjehere. Ekipi po Spartak Braho.

Ka thene qe ka 187 ore filmime..
Ka dale ka thene qe ka 187 ore filmime per mua. Vertete ka filmime te miat ka ndodhur vertete. Me kane pergjuar 24 ore ne telefona ne makine ne shtepi ne zyre ne ambiente private vend e pa vend. Ka qene nje grup mafioz qe ka punuar rreth nje vit per te me pergjuar mua 24 ore. Se bejne vetem per mua. Nga informacionet qe kam une eshte se ata pergjojne Presidentin kryeprokuroren kryetarin e opozites opozitare te tjere perfaqesues meidash. Eshte nje grup mafioz se di a eshte Spartak Braho ne krye apo jo brenda Shqiperise qe ben keto gjera me pajisje pergjimi te blera ne Bari te Italise dhe nga sa di une me origjine ruse.

Keni prova per kete
Si eshte e mundur qe te dale nje perfaqesues i mazhorances ne nje emision televiziv dhe te thote se kam 187 ore filmime per nje deputet dhe askush mos te shkoje ti kontrolloje shtepine zyren te gjeje se cfare ka si i ka bere Nuk lejohet qe te pergjohet nje njeri ne Shqiperi pa mandat. Kjo eshte nje deklarate e tmerrshme e nje rrjeti dhe grupi mafioz. Une i kam bere nje leter prokurorise se jam pergjuar 24 ore ne kete menyre i kam thene kam rrezik per jeten nga kjo qe ndodh. Asnjeri ska levizur.

A keni prova se eshte shume e rende qe jeni pergjuar 24 ore
Po cfare provash duhen ai tjetri del ne televizor dhe thote qe kam 187 ore filmime te bera ne nje vit nga jeta e dikujt kur une kam dale nga shtepia 1-2 ore ne dite gjate kesaj periudhe. Si mund ta besh duhet ta pergjosh nje njeri nje vit rresht per 24 ore me mjete speciale. Po ta them qe edhe nga prokuror me eshte konfirmuar dyshimi im qe ne Shqiperi ekziston nje rrjet i tille makina levizese qe bejne pergjime me ze dhe me figure te personazheve te ndryshme jashte strukturave te shtetit.

Ka ndodhur kjo ne fakt edhe me te tjeret
Absolutisht. Nese ju do te degjoni se cfare thote njeri apo tjetri qe Presidenti kur ishte ne kete vend tha keshtu kryeprokurorja kur ishte keshtu tha keshtu me Edi Ramen kjo kur ishte ketu beri ashtu. Keto jane te gjitha pergjime. Dalin nga njerezit qe drejtojne vendin e shtetin keto struktura. Por ndodh me gjithe shtetin.

Eshte folur se keni video etj. I keni vene kapak kesaj historie
I kam mbyllur te gjitha historite sepse prej kesaj nuk fitoi askush dhe une qe ne fillim e kam thene do nxjerr nje per prove. Ka mbaruar historia e videove.

Konsideroni gabimin tuaj me te madh faktin qe ishit nuni i bashkimit te LSI me PD
Po. Ai eshte gabimi im absolutisht me i madhi. Nuk kisha njohje per Partine Demokratike sic e krijova kur isha ne qeveri.

Nano thote e rendesishme eshte te mos besh dy here te njejtin gabim...
Po e vertete. Edhe Nano ka vleresimet e mia per shprehjen.

Kemi zgjedhjet e presidentit perpara. Si do te jete vota juaj
Nese sdo jem i inkuadruar ne ndonje formacion politik ku do te jem i detyruar te respektoj vendimin e shumices vendimi pastaj do jete personal.

Si po shkon PS e opozita ne pergjithesi drejt ketyre zgjedhjeve
Opozita ka shume per te bere per ta garantuar ardhjen ne pushtet. Ka shume per te bere per te bashkuar gjithe faktoret opozitare. Kam pare se me Fatos Nanon ka disa tratativa pozitive te koheve te fundit dhe une e pershendes se ai eshte nje figure e rendesishme brenda se majtes. Por opozita e ka marre pak me lehtshem se sa duhet marre duhet ti ndezi motoret.

Cfare pritet te ndodhe ne zgjedhjet e 2013
Une mendoj se mund te kete zgjedhje edhe para 2013 sepse mendoj qe moment i zgjedhjes se presidentit mund te shkaktoje nje krize. Nuk besoj se Berisha do te bjere dakord per nje president konsensual. Ai do te perpiqet te shfrytezoje Kushtetuten dhe ti mbylli gojen te huajve qe sot flasin per nje president konsensual duke u thene se nuk ka konsensus me te madh sesa zbatimi i Kushtetutes. Do perpiqet te zgjedhe nje president me 71 vota. Ne keto kushte une mendoj se mund te provokohen zgjedhje te parakohshme per shkak te nje pakenaqesie qe mund te ndodhi ne faktorin nderkombetar por edhe ne faktorin vendas per uzurpimin e cdo pushteti nga mazhoranca. Nese kjo periudhe do superohet me nje president te pranuar nga te gjitha palet mundet qe te shkohet me normalitet ne zgjedhjet e 2013. Ne keto kushte vetem nje opozite totalisht e paafte mundet te mos ta marre pushtetin.

Nese humbet Berisha...
Tek e djathta ka per te ndodhur ajo qe ka ndodh te PS kur humbi pushtetin. Berisha besoj ai ka thene se nese humb do largohem nga politike Pra une mendoj qe Berisha nese do humbe zgjedhjet do dale nga politika. Besoj se do jete Lulzim Basha personi qe do te marre drejtimin e se djathtes. E njejta skeme sic ndodhi me PS qe Rama mori drejtimin e se majtes. E njejta skeme mendoj se ka per te ndodhur pas 2013 me PD. PD ne opozite do te afrohet tek ai qe ka me shume pushtet brenda asaj partie qe eshte Basha. Dhe ne fakt ai eshte personi te cilin Berisha e ka zgjedhur si pasues.
ne foto Presidenti Topi me Dritan Priftin kur ishte ne postin e Ministrit te EkonomiseTregtise dhe Energjetikes
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›