E Shtunë, 31 Tetor 2026

Genta: E mbushur me dashuri

Genta Ismajli, pasi i dha fund lidhjes disa vjeçare me Milot Binakun, zyrtarisht vazhdon të jetë beqare.
Këtë e ka pohuar edhe vetë ajo, pasi duke folur për jetën private, ka mohuar të ketë një të dashur aktualisht.

"Nuk kaloj asnjë intervistë pa këtë pyetjen e famshme. Përgjigjja vazhdon të jetë jo", ka thene ajo per mediat shqiptare, duke shtuar: "Nuk ka ekzistencë pa dashurinë, kështu që për mua dashuria është jetë. Kur them dashuri, nuk nënkuptoj vetëm për partnerin, por edhe për njerëzit që të rrethojnë. Fatmirësisht jam e mbushur me dashuri nga këta të fundit."

Duke thënë se nuk e di sa ka kohë që është pa të dashur, ajo ka refuzuar të përshkruajë mashkullin ideal për të, duke thënë me humor: "Nuk dua ta tregoj, sepse më kanë thënë që ka aktorë shumë të mirë atje." /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›