E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Agon", nga Çikago në Tiranë

 Filmi "Agon” me skenar dhe regji të Robert Budinës, pas premierës botërore në Chicago International Film Festival, rithehet në Tiranë. Siç njoftojnë mediat shqiptare, prej datës 6 dhjetor, filmi do të shfaqet në ekranin e kinemasë shqiptare. 

Filmi u xhirua në Shqiperi dhe në Selanik të Greqise, me një përzjerje aktorësh grekë e shqiptarë dhe me një trupë të perzjerë teknike shqiptaro-greko-rumune. Filmi bazohet në jetën e dy vëllezërve. Saimiri dhe Vini përpiqen të integrohen në një vend te huaj sejcili në mënyrën e tij, duke ndjekur dy mënyra të ndryshme jetese, pa kthim mbrapa.   Aktorët si Marvin Tafaj, Guljem Kotori, Isabella Kogevina, Xhevdet Jashari, Eglantina Cenomeri, Laert Vasili, Adonis Kafetzopulos do të sjellin, sipas regjisorit, një histori që nuk është histori emigracioni, është një histori përpjekjeje për integrim.    “Agon” u përzgjodh në Festivalin Ndërkombëtar të Çikagos në SHBA, në garën zyrtare, në seksionin e regjisorëve të rinj dhe pati premierën botërore në 18 tetor në Çikago. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›