E Diel, 1 Nëntor 2026

Fejohet sërish me "lepurushën" 60 vjet më të re

26-vjeçarja Crystal Harris dhe 86-vjecari, më në fund janë gati edhe të martohen.

Crystal Harris dhe Hugh Hefner janë fejuar përsëri.

Duket se pas një vit ndarjeje publike që kanë kaluar veçmas njeri- tjetrit, 26-vjecarja Harris dhe 86-vjecari Hefner, më në fund janë gati edhe të martohen.

Cifti e ka planfikuar të ndërrojë unazat, gjatë festës se fundvitit në "Playboy Mansion".

Ishte qershori i vitit 2011, kur Harris hodhi poshtë martesën me manjatin e Playboy-it, vetëm pesë ditë përpara datës kur mendohej se do të shkonin në altar.
Mirëpo gjatë këtij viti, Crystal e Hugh duket se janë riafruar sërish, gjë që është konfirmuar edhe nga disa foto të postuara në Twitter nga ana e pronarit të Playboy. Tashmë, ata janë gati edhe për të hedhur hapin e madh. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›