E Diel, 1 Nëntor 2026

Genta Ismajli në listën e 100 femrave më të bukura në botë

TIRANE - Website TC Candler, i cili bën përzgjedhjen e 100 fytyravemë të bukura në botë brenda një viti, ka zgjedhur këngëtaren Genta Ismajli si njërën prej vajzave më të bukura në rruzull për vitin që lamë pas.
Faqja që ka 24 milionë vizitorë në ditë në gjithë botën, e rendit këngëtaren kosovare në vendin e 55-të. Kjo faqe është e pavarur dhe për çdo vit zgjedh fytyrat më të bukura.

Kështu në edicionin e 22-të të zgjedhjes së përvitshme të fytyrave më të mira, që bëhet që nga viti 1990, në këtë faqe zë vend edhe bukuroshja dhe këngëtarja kosovare Genta Ismajli. Kjo garë sipas kritikëve nuk ka të bëj më faktin se “kush është seksi” dhe “kush është i famshëm”. Më tepër kërkon që në listë të ketë sa më shumë bukuroshe të vendeve të ndryshme të botës. 

Faqja synon që në përzgjedhje të fusë sa më shumë kultura, stile jete në vende të ndryshme, por edhe mat shkallën e famës që ka personaliteti që vlerësohet. Në arsyetimin e jurisë për vendin e 55-të të Genta Ismajlit thuhet se ajo është një prej femrave më seksi të Ballkanit dhe botës. “Bukuroshja shqiptare, shumë seksi, e cila jeton në Çikago, është njëra prej femrave më seksi në planet për momentin. Këngët e saj janë plot ritëm dhe shumë të kapshme, madje edhe nëse nuk kuptoni asnjë fjalë nga ato që ajo që thotë, duke qenë se flet shqip.

Por, mjafton të dëgjoni hitin e saj të fundit me DJ Dalool, këngën “Guximi” dhe do të shihni fuqinë e saj. Në këtë klasifikim këngëtarja Genta Ismajli ka lënë pas emra të tillë si: Mila Kunis, Scarlett Johansson, Anne Hathaway, Demi Lovato, Lindsay Lohan, etj.

(er.nu/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›