Tiranë, zjarr i madh në një nga godinat e ish-Kinostudios
TIRANE – Një zjarr i përmasave të madha ka përfshirë mëngjesin e sotëm një nga godinat e vjetra të ish-Kinostudios, në kryeqytet.
Burime të policisë së Tiranës bëjnë të ditur se flakët kanë përfshirë një studio audio-vizuale në ish-Kinostudio.
Gjashtë makina zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur lokalizimin e flakëve në godinë, brenda 35 minutave dhe më pas shuarjen totale të tyre. Zjarri u përhap me shpejtësi, favorizuar nga materialet prej sfungjeri dhe polesteroli që ndodheshin në godinë.
Nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.
Grupi hetimor pritet gjithashtu të vlerësojë masat parandaluese të zjarrit në këtë kompani.
(er.nu/BalkanWeb)