E Diel, 1 Nëntor 2026

Blank, thirrje francezëve: Tregoni se jeni të mëdhenj!

POLONI - Duhet të tregojmë se jemi një ekip i madh. Ka qenë kjo deklarata e trajnerit të Francës Loran Blank përpara ndeshjes ndaj Ukrainës, në grupin D. Tekniku i "Gjelave" kërkoi nga futbollistët e tij që të tregojnë veten në këtë ndeshje, e cila duket mjaft e rëndësishme për fatet e kësaj skuadre në Europian.

"Futbollistët e mëdhenj gjithmojnë e tregojnë veten në ndeshjet e madhe, - deklaroi Blank. - Nëse ne kemi futbollistë të mëdhenj, ata duhet të shfaqen, sepse kemi nevojë për një fitore. Në ndeshjen e parë kishim shumë presion, gjë që i bën lojtarët të mos japin gjithçka", shtoi trajneri i Francës. Në krahun tjetër, Ukraina beson shumë tek entuziazmi i tifozerisë së saj, por edhe te një Shevçenko i rilindur për këtë takim.

(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›