E Shtunë, 31 Tetor 2026

Genta e “BB5”, aborton fëmijën

TIRANE - Ky është lajmi që po qarkullon këto ditë në formën e një thashethemi rrugëve të Tiranës, e që ka sërish në fokus banoren simpatike të “BB5”, Gentën.

Banorja e shumëkomentuar e këtij reality është parë shumë e trishtuar këto ditët e fundit, madje shpeshherë edhe duke qarë dhe miqtë e saj të afërt e kanë dekonspiruar, duke treguar se shkak për këtë është bërë abortimi i fëmijës që Genta mbante në bark.

Janë të pakta detajet që dihen për këtë histori, por një version i saj është publikuar edhe më parë në media. Genta është banorja më e komentuar e këtij viti nga reality show “Big Brother”. Më herët, në faqet rozë kanë qarkulluar shumë thashetheme për ish-banoren, duke filluar nga fotot erotike me Rubensin për të përfunduar tek lidhja me Emilianon, me të cilin u përfol pak muaj më parë si pistë edhe shtatzënia.

Genta këtë muaj është zhvendosur në Tiranë, ku po jeton bashkë me Françeskën dhe motrën e saj.

(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›