E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas shitjes së ‘Albpetrol’ qeveria nxjerr në shitje 4 hidrocentrale

TIRANË- Pas shitjes së Albpetrol qeveria do nxjerrë në shitje ditën e hënë 4 hidrocentralet, Bistrica 1, Bistrica 2, Ulzën dhe Shkopetin. Sipas News 24, tenderi do të zhvillohet ditën e hënë në METE, ku do të bëhet dhe hapja e ofertave.

Pak muaj më parë qeveria vendosi që t’i shkëpuste këto 4 hidrocentralet nga varësia e KESH dhe t’i nxirrte ato për privatizim. Ky është tenderi i dytë i madh për shitjen e aseteve shtetërore që zhvillohet pas tenderit të privazimit për kompaninë e naftës Albpetrol, në të cilin vetëm pak ditë më parë kompania amerikane Vetro Silk Roud Equity Ltd ofroi 850 mln euro.

Nga shitja e 4 hec-eve , qeveria pritet të arkëtojë të tjera para, të cilat do të ndihmojnë buxhetin në këtë periudhë të krizës, pa qënë e nevojshme të rishikohet ashtu sic ka ndodhur vitet e mëparshme.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›