Protesta të mëdha në Selanik, për masat e ashpra të kursimit
Si rrallëherë në historikun e protestave, që zhvillohen me rastin e hapjes së panairit të Selanik, ato të djeshmet mund të cilësohen protesta e marshime “paqësore”, pa dhunë e shkatërrime.
Punonjës të sektorit publik dhe privat, veprimtarë dhe simpatizantë të SYRIZA me Aleksis Tsipras në krye, komunistët, sindikata PAME, pensionistë etj, protestuan dje ndaj masave shtrënguese të qeverisë.
Incidente ndodhën kur fermerët që kishin rrethuar ndërtesën e ekspozitës hodhën shalqinj në rrugë, dhe dogjën një flamur të Bashkimit Europian. Mësohet se gjatë gjithë ditës policia ka kryer 36 arrestime.
Dje në qytetin e Selanikut ishin përqëndruar 3500 forca policie, ndërsa në operacionet e policor ishte përfshirë edhe helikopteri i policisë.
Incidente më të shumta ndodhën në mbrëmje, kur persona të maskuar hodhën gurë në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit përdori gaz lotsjellës kundër tyre. Mësohet se dy policë janë lënduar.
Protestat e djeshme u zhvilluan ndërsa në Greqi ndodhet ekipi i krerëve të Trojkës, të cilët do të verifikojnë ecurinë e reformave dhe paketën e ashpër të masave prej 11.5 mld euro.
Kryeministri Samaras tha dje gjatë përurimit të ekspozitës, se këto masa janë të dhimbshme për popullin, por janë të përkohshme dhe do të jenë të fundit.