E Shtunë, 31 Tetor 2026

Genta me kanal në Youtube

Nga Mehdi Abdullahu më 17 prill 2011 në ora 14:28

Këngëtarja e njohur kosovare, Genta Ismajli ka krijuar kanalin e saj në faqen Youtube. Këngëtarja shihet në një video, të cilën e ka publikuar edhe në faqen e saj në Facebook, duke thënë se ajo e ka hapur kanalin e saj zyrtar në Youtube.

“Adresa e ime do të jetë www.youtube.com/gentaofficial. Ajo që kërkoj nga ju është që të hyni në faqen e Youtube, të përdorni emrin dhe fjalëkalimin e juaj”, ka thënë këngëtarja.
Nga ana tjetër, Genta ka thënë se të gjithë ata që nuk kanë ndonjë fjalëkalim apo llogari në Youtube, ajo do ta bëjë edhe një video tjetër ku do të jep instruksione për fansat e saj së si të qasen në intervistat dhe spotet e reja që ajo do i bëjë.

“Një arsye tjetër që po ju kërkoj të krijoni një llogari në Youtube.com është se unë do të publikoj eksluzivisht për ju spotin e këngës ‘Poison”, thotë në këtë video Genta, duke paralajmëruar kështu një hit të saj të ri. Ajo po ashtu ka thënë se këngët e saj do të jenë shumica në Youtube.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›