E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Nistelrooy përfundon sezonin

Nga Express më 17 prill 2011 në ora 18:44

Sulmuesi i Hamburgut, Ruud van Nistelrooy nuk do të paraqitet në vazhdim të sezonit për shkak të tërheqjes së një muskuli në kofshën e këmbës së majtë.

Ish-reprezentuesi holandez u dëmtua gjatë barazimit 0-0 në shtëpi me Hannoverin të shtunën.

Van Nistelrooy i tha uebfaqes zyrtare të Hamburgut se “ndodhi kah fundi i takimit. Dhimbja u shtua pas ndeshjes. Me siguri se do të mungojë për një kohë më të gjatë”. Van Nistelrooy ka kontratë me Hamburgun vetëm deri në fund të sezonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›