E Shtunë, 31 Tetor 2026

KRRT refuzon lejen per ndertimin e Universitetit te ri ne Durres rektori Absurditet

KRRT e Bashkise se Durresit po zvarrit pa asnje arsye dhenien e lejes se ndertimit te korpusit te ri te universitetit te ri kur qeveria ka mbi 1 vit qe ka akorduar fondet e ketij objekti te ri akademik. Sipas burimeve bashkiake mesohet se Depozitimi i kerkeses per leje ndertimi dhe leje sheshi ndertimi qe do te mundesoje ngritjen e nje godine te re universitare ne Durres. Rektori Mithat Mema ka deklaruar per Standard se aplikimi eshte bere me 17 shkurt te vitit 2010 dhe qe nga ajo kohe ceshtja zvarritet ne nuk duam te akuzojme askend por shtyrja e kerkeses sone le shteg per te menduar se pengesa te tilla behen nga njerez qe kane interesa te ngushta. Sipas tij trualli ne te cilen do te ngrihet godina e re per Universitetin e Durresit eshte toke publike ndaj dhe Bashkia si dhe KRRT-ja e ka te lehte per te vepruar. Por Rektori Mema ne deklarimet e tij ka lene te dyshohet se ka perpjekje per ta penguar ndertimin ne vendin qe tashme thuajse eshte percaktuar perfundimisht. Sipas tij objekti do te jete 7-katesh dhe do te ndertohet ne oborrin e shkolles se mesme te mjeshterise sportive pa cenuar siperfaqen e saj. Jane rreth 2000 m2 siperfaqe e lire prej te cilave eshte parashikuar qe ndertimi i godines se re do te zere 1500 m2. Objekti i ri do te jete 7 kate dhe do te kushtoje rreth 430 milione leke nderkohe qe ne kete fond do te perfshihet edhe pjesa e vet universitetit ne cilesine e bashkinvestimit. Por prej afro 1 viti Universiteti i Durresit ka marre miratimin per ta ndertuar kete godine pikerisht ne kete vend por eshte bashkia ende nuk e ka dhene miratimin. Fillimisht eshte folur per transferimin e Universitetit te Durresit drejt periferise se qytetit diku ne afersi te Shen Vlashit ne buze te autostrades Tirane-Durres si dhe ne disa vende te tjera. Numri i madh i studenteve si dhe shtimi fakulteteve ne te ardhmen e ka shtyre MASH te vendose per godine dhe mjedisin qe do i pershtatet kerkesave ne rritje. Sot universiteti i Durresit numeron mbi 7000 studente duke perfshire ketu edhe te rinjte e filialit ne Peshkopi. Rektori Mema shtoi se jane realizuar disa takime si dhe ka nje protokoll me shkresa ne te cilat sqarohen kerkesat si dhe shqetesimet e shtyrjeve per kete siperfaqe ka pasur edhe te tjere te interesuar nderkohe qe universiteti e kerkon per institucion publik ndryshe nga te tjere persona e kompani. Fakulteti i Edukimit zhvillon leksione e seminare ne mjediset e shkolles se mesme Leonik Tomeo ne kushte jo shume te pershtatshme. Ceshtja duket se do te mbese pezull edhe per disa kohe ngase rektorati ka te dhena se shtyrja ne miratimin e lejes nuk ka te beje aspak me procedurat burokratike. Sipas rektorit Mema gjithcka qe i perket universitetit dhe detyrimeve te ketij institucioni jane ne dosjen e aplikuar prej gati nje viti. Nese universiteti nuk do te marre OK ceshtja do te kaloje ne MASH dhe qe andej ne qeveri e cila ka dhene edhe fondet per te ndertuar universitetin e ri ne Durres. Kryetari i Bashkise se Durresit Vangjush Dako deklaroi se pengesa nuk vjen prej KRRT por nga vete Shkolla e Mjeshterise Sportive e cila nuk pranon ne territorin e saj ndertimin e objektit te universitetit te ri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›