E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti mbetet në Chelsea

Nga Express më 05 janar 2011 në ora 18:31

Carlo Ancelotti nuk do të largohet nga Chelsea, përkundër krizës nëpër të cilën po kalon klubi londinez. Trajneri italian thotë se po qëndron ende në klubin londinez, pasi ka fat.

“Mendoj se do të qëndroj këtu. Jam një njeri me fat, sepse nuk e di nëse e meritoj të mbetem në pozitën time, pas ndeshjeve të fundit dhe e di se shumë trajnerë do të shkarkoheshin me këto rezultate", ka thënë trajneri italian.

"Është e qartë se nuk jam i kënaqur me mënyrën se si po shkojmë. Ne duam të shkojmë përpara dhe t’i lëmë prapa krahëve momentet e vështira”, deklaroi ish trajneri i Juventusit e Milanit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›