E Shtunë, 31 Tetor 2026

George Byrd dhe Arian Leka perballe poezise

Sot me rastin e Dites Nderkombetare te Poezise Poeteka ne bashkepunim me Biblioteken e Qytetit te Beratit do te organizohet nje lexim me koment tekstesh ne krijimtarine e poetit amerikan Gregory Byrd dhe Arian Leka.

Ne aktivitet eshte parashikuar nje panair i vogel i librit te zgjedhur poetik lexim dygjuhesh koment mbi poezine e Gregory Byrd ne lidhje me pikturen si pjese e poezive perberese e poezise se tij si dhe nje bashkebisedim mbi pervojat letrare te shkrimit krijues creative eriting.

Gregory Byrd eshte nje studiues i programit Fulbright i cili aktualisht jep kontributin e tij prane Universitetit te Tiranes. Ai eshte profesor i letersise amerikane ne St.Petersburg College - Clearwater ne Florida te Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Krijimtaria e tij poetike eshte botuar ne mjaft revista letrare te SHBA si edhe ne shume revista jashte vendit te tij.

Poezia e Gregory Byrd eshte vleresuar me disa cmime letrare mes te cileve permenden Cmimi i Academy of American Poets ofruar nga nga Florida State University dhe nje nominim per cmimin prestigjioz Pushcart Prize. Dy librat me poezi te Gregory Byrd titullohen Florida Straits 2005 dhe ne Penueli 2011.

Gregory Byrd u rrit ne nje ishull ne Florida Keys dhe sot jeton ne afersi te Gjirit te Meksikes ne Clearwater. Pervec shkrimit te poezive dhe ushtrimit te profesionit te mesuesit atij i pelqen te punoje drurin dhe te lundroje duke qene po aq i dhene pas gjuetise se peshkut dhe ciklizmit.

Ndersa poeti shqiptar Arian Leka ka studiuar muzike dhe letersi. Eumlshte autor i disa vellimeve me poezi Anija e gjumit 2000 Strabizem 2004 Liber deti 2009 Ndreqje gabimesh 2010 permbledhjeve me ese dhe tregime Ky vend i qete ku sndodh asgje 1994 Veset e te vdekurve 1997 Shpina e burrit 2005 Sacro ampProfano 1997 si dhe i romanit Gjarpri i shtepise 2002. Per kete krijimtari Arian Leka eshte vleresuar me disa cmime letrare brenda dhe jashte vendit me i fundmi mes se cileve cmimi i Ministrise se Kultures per librin e tij Ndreqje gabimesh shpallur si libri me i mire poetik i vitit 2010. Arian Leka ka fituar bursa e specializime mbi letersine ne Gjermani Hong - Kong Kroaci Itali.

Vepra dhe pjese nga krijimtaria e tij jane botuar si libra te vecante dhe ne revista letrare ne italisht frengjisht gjermanisht rumanisht anglisht bullgarisht ndersa ne vitin 2011 tregimi i tij Vellezer ne brisk u botua si pjese e antologjise se tregimit me te mire europian Best European Fiction 2011Dalkey Archive Press Nderkohe Arian Leka eshte marre edhe me perkthime kryesisht nga letersia italiane prej se ciles ka sjelle ne shqip T.F. Marinetti-n C. Pavese-n D. Campana-n E. Montale-n S. Quasimodo-n I. Calvino-n si dhe libra per femije ritregime te mitologjise mesdhetare. Arian Leka eshte gjithashtu themelues i festivalit te poezise Poeteka 2004 dhe drejtues i revistes letrare me te njejtin emer.

Gregory Byrd

Gjuetia e drerit ne Everglades

Der Hunting in the Everglades

Isha 14 vjec kur per here te pare e pashe

babane tim te pinte cigare

Ishte 28 grade dhe ne Everglades binte shi.

Kerceva jashte kabines se furgonit

ndersa babai tymoste Camel per ti mbajtur mushkonjat larg.

Ai shfryu tymin ne fytyren time mbi floket e mi mbi gjithe trupin tim.

Tymoste me nje shkujdesje prej beqari

qe me beri te ndihem ne siklet dhe i trishtuar.

Ky njeri kaq i larget kaq larg dhe i ndare nga une

edhe pse rrime nen nje cati

ishte tjeter njeri dhe e perfytyroja tek pinte

cigare ne Reno me gruan e tij te pare

kujtimi i se ciles e ben te struket brenda zemres se vet

E perfytyroja ne sherre klubesh kur ishte ushtar.

E perfytyroja si shperngulej

para se ti binte barra e te qenit baba.

Ne mengjes kur shiu kishte pushuar

dhe mushkonjat qene zhdukur

- apo percelluar nga dielli -

mbartem pushket permes mocalit

si nje patrulle humbur nga syte.

Ikem permes te ftohtit rrapellites

qe dukej si i gatuar bash

per te na goditur.

Tek eci pas tim eti

drejtoj karabinen ne koken e tij

dhe pyes veten nese djem te tjere

kane bere te njejten gje

duke fergelluar dhe i paafte te terheq kembezen.

Kripe dhe hekur

Salt and Iron

Nga plazhi leshuam ne uje nje varke te vogel drejt ererave te serta

dhe sakaq lundruam kaq larg me ere te mbare sa mu desh te harxhoja

gjithe pasditen per kthim me velen kryesore mbledhur pale

dhe gruan time mbytur ne lot ndersa valet shnderrohen ne kuaj te bardhe

dhe une rrekem te kthej varken prane eres.

cfare mjekre te lashte sheh ajo ne shtjellat e dallgeve

Cfare hungerime gerryese i fanitet asaj

teksa velanija kthehet prej motit perkundet

dhe kursin e vet e mban thua se lundron permes

nje shkulmi ere ne Kanalin Anglez

Gjaku im ka kripen e oqeaneve te pare

dhe kete batice e ndej edhe une ne rremba gjithashtu

formen e vales dhe eren ze fenikase

qe me thote ta kthehej varken time drej tokes.

Kalimi im permes Tingullit

eshte shtegu ku dikush cau permes kullotash

shume e shume kohe me pare.

Ne bregun e qete

bej me te rendesishmen nxjerr ne breg lundren e saj.

Kufiri i klithmes can vrullshem dhe une bej me velat

sic me urdheroi vete era fsheh velanijen.

Ne gjakun e saj te hekurt gruaja ime ndjen njerezit qe kohe me pare

pesedhjete milje larg Gjirit

u mberthyen fort tek varka e permbysur.

Trupat e tyre humben krahet

shume kohe me pare dhe kerkojne token.

Ne erresiren renkuese trupat e rende

rreshqasin ne nje det te erret dhe te huaj

prehen si topa te vjeter pesedhjete pash nen det.

Hekuri i rende qe sherben aq mire ne toke

shnderrohet ne ndryshk

brenda gjakut qe na ka sjelle ne jete.

Perktheu nga anglishtja Arian Leka

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›