Admir Tafili transferohet ne 313-en masa vetem per armembajtje pa leje

Gjate javes prokuroria do te dorezoje provat per vrasjen e dyfishte. I arrestuari ka pranuar autoresine e vrasjes se vellezerve Pjetrushi
Dergohet zyrtarisht pas hekurave 35-vjecari i shumeperfolur nga Shkodra per ekzekutimin e te premtes se dy vellezerve te ish shefit te krimeve ne kete qytet Prel Pjetrushit Nike Pjetrushi 43 vjec dhe Gjovalin Pjetrushit 25 vjec nga fshati Grude komuna Rrethine Shkoder. Nje dite me pare Admir Tafili eshte transferuar ne ambientet e burgut te sigurise se larte 313 teksa Gjykata e Tiranes ka dhene per te masen e sigurise arrest me burg. Seanca e zhvilluar mesditen e djeshme nga Gjykata e Shkalles se pare Tirane ka vleresuar vetem akuzen e armembajtjes pa lele ndaj te arratisurit ne tetor te vitit te kaluar Admir Tafilit gje e cila ka mjaftuar te mbaje pas hekurave te dyshuarin kryesor ne vrasjen e dy vellezerve Pjetrushi. Nderkohe qe burime nga prokuroria bejne me dije se brenda kesaj jave perfaqesues te akuzes per kete ceshtje do te dorezojne ne gjykate provat per vrasjen e dyfishte te Gjovalin dhe Nik Pjetrushit. Po dje u percollen per ne banesen e fundit dy vellezerit Pjetrushi te cilet u ekzekutuan diten e premte nga Admir Tafili.
Dy dite me pare i dyshuari Tafili do te shprehej perpara hetuesve ne policine e Tiranes se ishte pikerisht ai qe i kishte vrare vellezerit Pjetrushi ne shenje hakmarrje ndaj te atit Bahri Tafili. Ky i fundit ka mbetur i vrare ne vitin 2001 ne Shkoder gjate nje operacioni te policise. Megjithate deri tani ajo qe nuk tregoi ish i arratisuri Tafili eshte fakti se kush e ndihmoi te fshihej te kryente krimin dhe me pas te largohej nga Shkodra per tu arrestuar disa ore me vone ne kryeqytet nga specialet e RENEA-s. Ne ambientet e policise pas arrestimit te tij te premten ne mbremje ai mesohet te kete dhene detaje rreth planit te bere per tu hakmarre realizimit te tij ne oret e mengjesit se te premtes dhe ekzekutimit te dy vellezerve te ish-shefit te krimeve shume vite me pare ne Shkoder te cilin Tafili e akuzon per vrasjen e babait te tij Bahriut.
Une i ruajta per dy jave rresht dy vellezerit Pjetrushi isha i informuar per cdo levizje te tyre. U bera prite tek vendi afer varrezave i prita i armatosur me kallashnikov me makinen time Fiat Punto. Po une i kam vrare te dy vellezerit per te marre gjakun e babait tim te vrare. Kisha informacion per ta edhe ku dhe kur e pinin kafene - ka deshmuar Tafili. Me tej 35-vjecari ka shpjeguar me detaje per grupin hetimor se pas ngjarjes ai eshte kthyer ne Tirane pa thene arsyen. Me pas Tafili me shpjegimet e tij ka ndihmuar policine qe te gjente makinen me te cilen ka bere prite dhe eshte larguar nga vendngjarja. Sipas burimeve policore makina Fiat Punto eshte gjetur e parkuar sipas shpjegimeve qe ka dhene Tafili disa metra larg lokalit ku i shumekerkuari u kap duke pire kafe ne zonen e ish-kinostudios ne Tirane. I shumekerkuari ka treguar gjithashtu se pas 2 vrasjeve armen kallashnikov e ka hedhur ne nje lume duke i treguar policise edhe vendin e sakte.