Nuk jam vetem i vetvetes

Te shtunen ne nje prej amfiteatrove te Athines eshte promovuar vellimi poetik i poetit Ali Podrimja ne gjuhen greke qe mban titullin Harta e grisur. Ne kete rast poeti nga Kosova ka lexuar fjalen e pergatitur enkas per kete takim Nuk jam i vetvetes mbi fatin e Shqiperise se derdhur. Kjo ese botohet e plote ekskluzivisht per Standard bashke me poezine e 71-it
Krijuesi ka pune me magjine dhe me te menduarit. Perkushtimi i njemendte e ngre ate ne individualitet. Megjithate ekzistojne gjera per te cilat nuk mund te thuash se je i pari qe merresh me kete apo ate ceshtje. Perpjekjet per origjinalitet jane sizifiane. Bota eshte harxhuar shume dhe aq shume eshte eksploatuar gjuha sa njeriu dridhet kur tenton te lere dicka ne letren e bardhe.
Rreth motivit te labirintit ishte diskutuar gjate kush e ka imituar tjetrin. Kafka apo Borhesi. Ndikimi per e rreth labirintit te keta dy kolose ishte nga nje i trete sofisti i lashtesise greke Zenon. Gilles Lapouge ne nje tekst te tij rreth ketij problemi te shkrimtaret e nderuar e shihte te degezimi i ideve.
Borhesi mbeshtet idene se shkrimtari krijon pasardhesin e vet. Kjo do te thote se ne jetojme dhe e lexojme jeten ne variante.
Per perkimet mes krijuesve kisha degjuar. Do permend dy poete gjeniale Lasgush Poradecin dhe Emineskun kane ndonje afri idesh motivesh simbolesh formash fjale karakteristike nga leksiku por nuk ben te pranohet rrenimi i gjeniut shkaku i ambicieve te ca liliputeve qe artin e jeten e shihnin nga nje dritare e zymte.
Qarku letrar i Prishtines sic ka zene te thuhet e qe ishin ndeshur me Realizmin socialist. Ne vitin 1971 botuan nje tekst problemor Vox clamantis in diserto. Qendrimin e tyre e kishin deshmuar dhe ne krijimtari. Arsyet pse nuk e pranonin ishte se nuk mund ta pranonin nje artikulim te deshtuar as doktrinat ideologjike ku imazhi shqiptar ishte mjaft pikellues. Pra mungonte letersia e mirefillte.
Buze plazhit te Ilirise me projektoheshin vitet e 60-ta. Ne poezine shqipe hetoheshin perkimet me poezine spanjolle sidomos me Lorken e Macaden po edhe me ca poete europiane posacerisht prania e Aragonit. Megjithate perkimet luajten rol ne afrimin e kulturave dhe popujve. Ca motive nga lashtesia sot e gjithe diten trajtohen ne menyre te vet si te shqiptaret ashtu dhe te greket e sllavet edhe pse murimi pranohet si i yni. Kujtojeni Uren e Shenjte Rozafatinhellip
Rasti i Lasgushit me Emineskun dhe zhurma rreth perkimeve te tyre behet edhe per arsye te tjera. Krijuesi i formatit te Lasgushit pengon ata qe jane nen hijen e tij ndersa degezimet e tij ne poetiken shqiptare sa vijne e shtrihen. Gjeni i tij eshte i nje gjeniu e jo i ndonje matrapazi qe ngritjen e sheh ne rrenimin e vleres. Nga leksiku i shqipes voli maksimumin dhe pasardhesve ua tregoi udhen se fjala eshte ajo qe ben cudira ne ngrehinen e poezise. Nese Eminesku paska shkruar per gjeniun krijues liqenin apo per ndonje motiv nga lashtesia hinduse ben te shkruajne dhe te tjeret. Gjeniu mbeshtet avancimin e ideve e mesazheve elaborimin e vazhdueshem te motiveve e formave dhe mbetet ajo qe eshte me e arritshmja.
Megjithate ne perkime ekzistojne nuanca te theksuara qe i dallojne krijuesit. Eminesku me perkushtim rumun dhe universal me art disi keshtu - thoshte Tudor Argjezi. Ndersa Lasgushi eshte dic tjeter latues i vargut dhe me enderrimtar ka nje artikulim te vecante per problemet njerezore dhe artin mbetet nje bashkekohes. Edhe pse dy poete perkojne ne ca poezi jane individualitete te vecanta e te dy jane te paarritshem.
Rreth origjines se Emineskut ka supozime te ndryshme. Quhej Mihal Eminovic. Sufiksi vic nuk eshte karakteristik per rumunet e me se paku parashtesa emin. Ne nje shkrim te vetin Mitrush Kuteli thoshte se ky me se paku eshte rumun edhe pse kritika kishte nisur ta quante Eminesku eshte Rumania. Nuk mbahet mend ti jete bere nje nder i tille ndonje krijuesi. Kjo eshte ceshtje rumune. Por mbiemri i tij Eminovic mundeson qe te kerkohet origjina ne Dardani. Kuteli e kishte zbritur ne hapesiren shqiptare. Ekziston kjo mundesi sepse shqiptaret mergonin dhe shume nga ta benin emer ne mjedisin e ri. Nderrimi i mbiemrit ndodhi sepse Eminesku dukej me bukur nje lirim nga sufiksi qe ndoshta perkujtonte te kaluaren e tij.
Pa marre parasysh nese eshte i anes sone apo puro rumun Eminesku nga leukonia e mediokerve perjetoi sharje te medha. Kjo ndodhi per shkak te xhelozise dhe fames se tij qe gezonte jo vetem ne Rumani. Perndjekja vazhdoi derisa e cmenden. Dy vjet me pas Rumania humb njerin nga poetet me te medhenj.
Tek i degjoja shqirrjet rreth gjenialitetit te Lasgushit buze plazhit te Ilirise me kishte rrembyer vale deti dhe gati i ngjaja Martin Idenit te Xhek Londonit. Thelle isha zhytur. Nuk doja te degjoja pacavure mediokrish rreth nje vlere kombetare. Vazhdonin ti shikonin gjerat nga dritarja e tyre teper e vogel. Megjithate ndermjet ketyre dy poeteve ka dicka qe i afron identiteti.
Rrenime vlerash ndodhen dhe te fqinjet veriore. Vitet e 60-ta lane zymtesi te rende ne kulturen serbe. Poetin e estetin e njohur Branko Milkovic i cili kishte fituar fame me vepren e tij kopeja e mediokerve e solli para aktit te rende vetevrasjes. Ishte shperngulur nga Beogradi dhe mendonte se ne mjedisin e ri do gjente qetesi por ndodhi me e renda. Ne mengjes heret me nje litar ia kishte mesyre parkut te madh te Zagrebit dhe me nje cigare ne goje pas dy oresh e kishin gjetur te varur. Ylli i tij ndrit dhe tani por mediokrit nuk degjohen me.
Polemike e rende kishte ndodhur dhe rreth origjinalitetit te librit me tregime Varreza e Boris Davidovicit e D. Kishit. E akuzonin se ne tregime kishte inkuadruar ca fragmente nga nje liber rus. Ne te vertete Kishi u shpaloste lexuesve shtetin totalitar qe kishte shkaktuar tragjedi te medha njerezore. Ishin pra inserte nga nje bote e vdekur.
Ngjashem mund te thuhet edhe per Kadarene shkrimtarin me fame i cili ka merituar te nderohet me cmimin Nobel para disa emrave. Para se Kadareja ta shkruante romanin Dimri i vetmise se madhe atij i ishte dashur te lexonte nje arkiv te tere me dokumente dhe te gjitha procesverbalet e Konferences se Moskes ku ndodhi carja mes shtetit shqiptar dhe Bllokut Lindor. Ne nje veper ku hijon historia nuk trillohen gjerat. Mediokrit nuk e kane te qarte kete. Kadareja ia kishte ofruar lexuesit kohen e morbiditetit ballkanas ate erresiren e imazhit shqiptar.
Mario Vargas Losa thote se me percaktimin per nderrime fillon dhe qyteterimi i vertete. Disidenti Adem Demaci fitues i Shperblimit Saharov apelonte ne ruajtjen e paqes qe ishte dhe pajtim kombetar. Hasmerite na sollen shpesh buze varrit. Motoja e tij jo atyre qe rrudhin gishtin por atyre qe zgjasin doren e pajtimit ishte sinjal ndaj se keqes qe kanosej. Nderrimet veshtire te ndodhnin pa nderrimin e mentalitetit. Ato qe ndodhnin ne hapesire ishin te dhembshme e tragjike. Ne pyetje nuk ishte vetem ekzistenca e nje populli.
Para teje veshtire te ngrihet mjegulla. Pakez gje sheh se cfare ndodh atje poshte. Prape merr te lexosh Tunelin e Sabatos. Dikush te kujton se e keqja nuk mundet me te keqe. Lirohu pra nese mundesh nga mentaliteti. Kjo pershtypje lexohet apo degjohet per ndonje kronike te zeze. Me tmerron ajo qe e shoh e nuk eshte plage. Vazhdoj te bindem se gjendem diku ne tunel dhe varet nga une se kur do ta le.
Perpara ke nje monster te se keqes. E lexon nuk ben te perseritet. U le mesazhin brezave. Autobiografia e krijuesit eshte dhe autobiografi e popullit. Kete e heton se nuk je me vetem i vetvetes.
Ngrihet dhe problemi i se ardhmes. Nga frika e se kaluares veshtire te parafytyrosh te nesermen. Libri kombetar vazhdon te shkruhet. Problemi tjeter kur te kryhet libri e ardhmja do jete ajo e enderruara
Vrasja e nje intelektuali na kujton se e zeza mund te te gjeje dhe ty apo thirrjet koka ndash vota. E sheh se gjendesh ne tunel. Fije drite nuk di a sheh. Nderrimet per te cilat flet Mario Vargas Losa veshtire te pranohen per shkak te sedres. Njeriu yne ndryshe predikon e ndryshe vepron. E sheh se edhe ne ate qe ke besuar ta thote nje hipokrit. Te vjen te vjellesh e te pajtohesh se mentaliteti eshte i tille veshtire te ndodhin nderrimet. Ndoshta kete do e kuptojme se vrasjet jane nje tjeter roberi dyshimi.
Misteri i vrasjes se Mehmet Shehut i vetevrare apo i vrare mbetet ceshtje e ndergjegjes se shtetit ideologjik. Ne librat e te birit Bashkim Shehut veshtire ti bihet ne gjurme. Turpin ua la atyre qe e bene krimin dhe tragjedine familjare e depersonalizoi diktatura nuk rrenoi vetem majat e veta. Ishte nje fare asgjesimi i vetvetes i cili na perseritet shpesh se ne vete kontribuonim ne te keqen. Pse te vritemi Pastrimi ideologjik ne veprat e Bashkim Shehut lexohet para se gjithash si drame kombetare dhe si flakje e se keqes per nderrim.
Faik Konicen e cmuan me shume te huajt. Shteti ideologjik e kishte perzene te themi nga te gjitha trojet tona pasi veshtire pranonte enciklopedine qe ecen Gyom. Ai frikesohej se guximi i tij qytetar mos behej lektyre e te menduarit tone. Duke pare se ku rreshqasim pajtohem edhe me sjelljet e fjalorin e tij megjithese nuk e kishte derdhur tere vrerin. I kishte lene shqiptaret te bejne gjume te rehatshem ne nje kohe kur lypsej nje vetedijesim me i madh. Si duket ne mungojme vazhdimisht kur nuk duhet.
Fjalet e medha jane zbraztesi. Degjohen edhe ne letersi ne politike dhe ne fjalorin e perditshmerise. Eumlshte mire te distancohen se shpesh mbjellin fatkeqesi. Kur i degjoj me kujtohet nje bekri me mire te me ruaje Zoti se robi thoshte bile Zoti e di kur duhet me te te ik.
Mund ta priste festen pa i marre ere rakise. Shpesh kishte shaluar qen varresh. Kishte hedhur anash receta e keshilla mjekesh. Kishte zene vend mes miqve gote pas gote. Dikur u kishte kerkuar falje per cdo te keqe. nese u kishte bere. Ne nje vend me solemn te salles ishte shtrire dhe kishte dhene shpirt. Miqte ia kishin vene te koka shishen me raki dhe nje gote. Ishte ndare nga te gjallet i perbuzur nga injoranca nje qejfli i pashoq i bohemise shqiptare qe nuk kishte pranuar te jetoje gjysme i vdekur e gjysme i gjallehellip
Prape fillon ta lexosh Tunelin e Sabatos arbereshit te urte i bindur se gjendesh diku aty. Degjon ndonje klithme dhe nuk i pergjigjesh. Nuk pranon ta nderpresesh leximin se nuk ke fuqi te nderrosh asgje. Por nderrimet jane te domosdoshme per akcilin popull. se shpijne perpara. Andaj te pajtohemi me poetin roker Peter Gabriel Cfaredo qe beni. nuk mund ta ndalni lindjen e ardhshmehellip
Politika eshte art qe mashtron. Vokacioni im eshte dicka tjeter nuk me lejon te ndeshkoj njeriun. Brenda mundesive ndihmoj proceset qe vene dicka ne levizje. Babai im me thoshte se nuk eshte mire te perzihesh ne zanatin e primitiveve dhe se dhuna nuk nderon askend e me se pakti ate qe e shkakton. Ben te mbetet liria vetem ne librat shkollore pyet ndashpoeti roker Jim Morrison. Nje pyetje te tille ben ti pergjigjen ballkanasit. Ndersa Europa rropatet te shuaje hasmerite mes popujve e shteteve dhe liria te dale nga librat e te behet realitet i te gjitheve. Kesaj iniciative ben ti bashkohen ata qe e duan lirine e qe nuk frikesohen nga pavaresia e akcilit popull apo ta modifikojne edhe me dhunen De fakto formimi i shteteve nacionale vonon askush nuk pranon te ben koncesione. Me perfundimin e marrezise ne Gadishullin tone nuk do te mbyllet liria ne libra. Tek atehere do filloje bashkepunimi e respekti mes shteteve e popujve te liruar nga ankthi se dikush u rri mbi koke dhe ua kercenon lirine e sovranitetin pra ne pyetje eshte paqja jone.
Pavaresia e Kosoves nuk e frikeson njeriun e mencur i tmerron dizajneret e krimit sic do te thoshte nje poet Roger Eumlaters ata qe nuk mund te heqin dore nga hegjemonizmi e nacionalizmi i verber te rrenohet cdo gje qe nuk eshte i gjakut tim. Pavaresia mund te frikesoje dhe ndonje perfitues vendor se ne kaosin kombetar e rajonal sheh ngritjen e vet.
Ceshtja mbetet tek mbrojtja e pakicave gje qe deshmon per etiken e shteteve qe i marrin ne mbrojtje. Ne lagjen time ne Gjakove nazistet kishin tubuar dhjetera hebrenj ne fund te Luftes se Dyte Boterore pristnin ti bartnin ne veri e qe fqinjet veriore me trena kafshesh i percillnin per ne Aushvic numri i te cileve nuk dihej. Qyteti im gjendej mes dilemave. Nje ushtarak iu ishte drejtuar atyre qe gjendeshin ne mbrojtjen e te gjoreve Zoterinj keta nuk jane minj por njerezhellip.
Ballkani nuk ben te zgjohet mbi varre e gjak qe shpie te nje katastrofe njerezore. Percjell masmediat dhe ne shume tekste qe has kam bindjen se vrasesit jane lodhur se koha e cizmes iken dhe ballkanasit duan te ndertojne secili shtepine ne menyren e vet. Kjo eshte inkurajuese se popujt krijojne mozaikun e tyre shpirteror si dhe te etniteteve. Eumlshte qeniesore se rajoni yne nuk pranon te mbetet bisht i askujt. Ballkanasit harxhuan edhe fuqine e pakte qe kishin per te ekzistuar.
Pranimi i sovranitetit dhe ekzistences mes shteteve eshte fitore e te gjitheve pavaresia e akcilit popull shpie te pavaresia dhe shpetimi nga ankthi makbethian. Me pushimin e smires dhe gjakderdhjeve popujt do vleresohen e respektohen permes kultures dhe vlerave nacionale. Krenohem qe ballkanasit dhane krijues te medhenj ti kujtojme Homerin Eskilin Aristotelin pastaj Herodotin i cili thoshte te hapesires sone jane dy popujt me te vjeter Helenet dhe Iliret. Ne momentin e tanishem kjo duket utopi por njeriun duhet ta gezoje liria perndryshe na pret ndonje humnere e re.
Shkaktari i hasmerive qendron te krijimi i vonshem i shteteve nacionale dhe gllaberuesit qe benin cmos te shtrihen ne dem te tjetrit. Po qe se lirohemi nga kjo cmenduri njerezore nuk do te frikesohet kush nga pavaresia e tjetrit se liria behet realitet.
Kavafisi poeti im i respektuar njeri nga liriket me te medhenj te parnasit neogrek sic thote Kostas Varnalis ndryshe do shihte zgjimin e popujve dhe te shteteve me ate buzeqeshjen e tij te hidhur ne buzehellip
Tatepjete golgotes zbriste nje hije njeriu ai ishte cami kengetari i verber i Sulit.
Fjala e lexuar ne Athine me rastin e promovimit te librit Harta e grisur
KTHEHU NEuml VARGUN E HOMERIT
Kthehu ne vargun e Homerit
Kthehu atje prej nga erdhe
Koha jote seshte kjo kthehu
Liroji njerezit prej vetvetes
E hijeve liroji prej maskave
E ikjeve liroji prej pagjumesise
E heshtjeve liroji prej etheve
E shirave koha jote seshte kjo
Kthehu ne vargun e Homerit
Troja ra e Marsejezen
Kahmot se kendojne njerezit
1971