Universiteti i Durresit beteja e konsolidimit akademik

Interviste me Rektorin e Universitetit te Durresit Prof. As.Dr. Mithat Mema
Ne nje interviste per standard Rektori Universitetit te Durresit Prof.As.Dr. Mithat Mema tregon sfidat me te cilat po perballet institucioni qe ai drejton por edhe projektet per te ardhmen duke vecuar si perparesi konsolidimin akademik dhe infrastrukturen akademike te shtate fakulteteve.
Zoti Mema cilat jane sfidat me te cilat po perballeni ju si Rektori i ri i Universitetit te Durresit
Ndryshimet ne te cilat eshte perfshire arsimi i larte ne vend kane nxjerre sfida te rendesishme si per universitetet publike po ashtu dhe ato private. Konkretisht sfidat me te cilat perbllet universiteti Aleksander Moisiu do ti grupoja ne tre kategori. Se pari sfida kryesore eshte ajo e konsolidimit akademik. Tashme universiteti ka kompletuar infrastrukturen akademike me shtate fakultete me programe studimi per te tre ciklet e studimit. Natyrisht ne kete sfide si stafi akademik nen drejtimin e autoriteteve dhe organeve drejtuese po pergatiten per perballimin me sukses te procesit te akreditimit dhe rankimit. Jemi te bindur se ne kete proces universiteti jone do te zere nje vend te nderuar. Se dyti nje sfide e rendesishme eshte kompletimi me infrastrukturen e nevojshme per zhvillimin e procesit mesimor.Se treti por mbase sfida me e rendesishme eshte pershtatja e programeve kurrikulave dhe metodave te mesimdhenies me nevojat reale te tregut te punes ne vend. Ne nje perspektive afatshkurter te gjithe universitetet publike apo private duhet te pergatitemi per te konkuruar ne menyre te barabarte.
Universiteti i Durresit vec anes se mesimdhenies ka nisur edhe kete vit te forcoje edhe aspektin e kerkimit shkencor dhe jetes se pasur akademike komenti juaj
Une nuk mundem ta kuptoj nje universitet pa komponentin e kerkimit shkencor. Universitetet ofrojne kapacitete teorike per zgjidhjen e problemeve te ndryshme qe kerkohen nga ekonomia dhe shoqeria. Ne kemi stimuluar pjesmarrjen e stafit akademik ne projekte kerkimore shkencore brenda dhe jashte vendit. Vitin e kaluar ne bashkepunim me 17 institucione te arsimit te larte nga vende te Ballkanit Perendimor ne kemi fituar nje projekt TEMPUS i cili do te zgjase tre vjet. Gjithashtu kete vit kemi aplikuar ne me shume se 12 projekte dhe kemi bindjen qe do te jemi te suksesshem. Nje pasqyrim i aktivitetit kerkimor shkencor qe realizohet nga stafi akademik i UAMD-se jane dhe konferencat shkencore te karakterit kombetar dhe nderkombetar. Ne javen e pare te Prillit do te mbahet Konferenca e Trete Nderkombetare organizuar nga Fakulteti i Biznesit ne muajin Qershor ne bashkepunim me Universitetin Epoka do te mbahet nje konference shkencore ne fushen e matematikes dhe IT brenda ketij viti do te mbahen konferenca qe po organizohen nga Fakltetet e Edukimit dhe i Shkencave Politiko Juridike. Pra i gjithe ky aktivitet eshte nje tregues i rendesishem i vitalitetit dhe cilesise se stafit akademik.
Universiteti Durresit ka nisur te thithe pedagoge me eksperience dhe me tituj shkencore cilat jane kriteret e vendosura nga Rektorati per pranimet e pedagogeve te rinj
Stafi akademik eshte shtylla kryesore e nje universiteti. Aktualisht ne universitet jane te punesuar 185 lektore me kohe te plote dhe angazhohen me shume se 200 lektore me kohe te pjeseshme. Perzgjedhja e stafit akademik behet ne perputhje me nje procedure te miratuar nga organet drejtuese. Perzgjedhja e stafit akademik bazohet ne cilesite akademike qe vertetohen nga dosja personale e kandidateve dhe aftesite e cilesite pedagogjike qe vleresohen nga intervista. Kjo procedure se pari garanton nje transparence maksimale dhe se dyti ben te mundur perzgjedhjen e kandidateve me te mire.
A mendoni se ambientet ku aktualisht eshte Universiteti Durresit jane te mjaftueshme dhe si e mendoni zgjidhjen
Sic dhe e permenda me lart nje nder sfidat kryesore mbetet zgjidhja e problemit te infrastruktures. Universiteti aktualisht ka me shume se 7000 studente dhe ambientet e disponueshme jane te pamjaftueshme per te garantuar zhvillimin normal te procesit mesimor. Rektorati dhe une personalisht kemi bere perpjekje maksimale per zgjidhjen e ketij problemi dhe shume shpejt Universiteti do te kete ne dispozicion nje siperfaqe prej me shume se 50 Ha per ndertimin e nje Kampusi Universitar bashkekohor. Ne projekt idene e kampusit jane te perfshira si ambientet per zhvillimin e procesit mesimor po ashtu dhe ambiente sportive argetuese dhe shplodhese. Gjithashtu jane patur parasysh dhe kerkesat e studenteve per akomodimin ne bujtina me standarte bashkekohore. Ky kampus do te garantoje kushte per zhvillimin e procesit mesimor dhe ambiente shplodhese e argetuese per me shume se 20.000 studente. Pra ndertimi i ketij kampusi do te zgjidhe perfundimisht kete problem.
Si paraqitet ecuria e studenteve te vitit pare qe vijne nga shkollat e mesme te Durresit dhe te rretheve a mendoni se kane formimin e duhur per te mbushur auditoret e universiteteve
Kalimi nga shkolla e mesme ne universitet eshte nje moment delikat per cdo te ri apo te re. Shpesh ne degjojme ankesa per cilesine e studenteve dhe bejne krahasimin e brezave. Une personalisht jam kunder ketyre krahasimeve. Une mendoj se cdo maturant ka te drejten per te provuar rrugen e universitetit. Dallimet mes studenteve ndermjet shkollave te ndryshme megjithese ne parim mund te ekzistojne une mendoj se Matura Shteterore dhe sistemi Merite ndash Preference e ben te pa rendesishem. Per sa i perket cilesise une mendoj se ndryshimet e bera kurrikulat e sistemit parauniversitar po japin efektin e tyre dhe cilesia e studneteve te rinje eshte ne permiresim te vazhdueshem.