George Clooney me të dashur të re
George Clooney duket se nuk ka humbur shumë kohë pas ndarjes me Elisabeta Canalis. Tashmë ai ka nisur një marrëdhënie të re, me një femër që për momentin është misterioze. Ky lajm është pohuar nga vetë aktori, i cili ka thënë se do ta prezantojë të dashurën e tij në Festivalin e Filmit të Venecias, ku do të jetë i pranishëm për prezantimin e një filmi të tij. 50-vjeçari ndërkohë nuk ka shpjeguar arsyet e ndarjes nga Canalis.