E Diel, 1 Nëntor 2026

Letër minatorëve të Bulqizës: Në protestë tek kryeministria shkoni me anti-plumb, se SALIU ju vret!

Nga Kledian Lula

Të nderuar e të masakruar minatorë të Bulqizës!

Siç kam dijeni, ju keni deklaruar se ditën e hënë datë 18 korrik 2011, në vijim të grevës së përgjithshme, do të niseni drejt Tiranës për të protestuar përballë selisë së kryeministrisë. Unë e kuptoj që ju keni vendosur të protestoni përballë godinës së pushtetit SALI, jo se keni qejf të udhëtoni 400 kilometër rrugë e të bërtisni në sheshet e Tiranës, mbasi keni plotë halle buke e jete atje ku jeni. Por këtë akt ju po e bëni si kundër-përgjigje të motivuar e burrërore ndaj kryeministrit burrec e shpërfillës Sali Berisha.

Ju po detyroheni të vini deri tek kulla e SULLTAN SALIUT, besoj edhe me lekë udhëtimi borxh, apo me lekët e fundit të bukës së fëmijëve. Por tashmë e keni vendosur dhe kjo është e drejta juaj për ta bërë, dhe morali i gjithë minatorëve e shqiptarëve për tju mbështetur në këtë protestë, siç po bëjnë banorët e Bulqizës, metalurgët e Burrelit dhe Elbasanit.

Ju, ditën e hënë, datë 18 korrik 2011, do të jeni të rreshtuar përpara kullës së qeverisë SALI në protestën për pagat, pensionet, kushtet e punës, sigurinë për jetën nën tokë dhe kundër trajtimin shtazarak që po ju bëjnë disa kollarexhinj e kokërruajtur hajdutë, banditë e mafiozë të huaj, të sjellë në Shqipëri prej kryemafiozit të koncensioneve të kromit e bakrit, ministrit krim Genc Ruli dhe të ligjëruar e të mbrojtur në Shqipëri prej pushtet-bandës SALI, nën petkun e koncensionarëve.

Ju po vini në Tiranë mbasi përballë, sakrificës, dinjitetit, halleve ekonomike pasigurisë për jetën, qëndron kryeministri SALI BERISHA, i cili po hesht, po tregohet mospërfillës, tallës, injorues i kërkesave tuaja. Kryeministri nuk do tia dijë aspak për problemet tuaja jetike edhe pse shkaktar e përgjegjës i trajtimit tuaj skllavëror është pikërisht ky SALI dhe bandat koncensionare gjeorgjiane, ruse, austriake e turke që kanë si mburojë të fortë e të pisët qeverinë dhe klanet e tij.

Ju po vini në Tiranë edhe pse të sfilitur nga varfëria, për të protestuar përballë kryeministrit kapobandë e krye-koncensionar SALI BERISHA, i cili nuk e ka lëvizur dhe nuk po e lëviz menderen nga kolltuku edhe pse ju, 700 burra e gra të minierës së Bulqizës, keni 12 ditë në grevë buke e pune, dinjiteti e sigurie për jetën.

Përse nuk udhëton drejt Bulqizës kryeministri SALI, për tju takuar e përqafuar me mall dhe dashuri? Sepse nuk ka çfarë ju mashtron më. Sepse nuk mund të dalë dot në mbrojtjen tuaj. Sepse nuk mund të belbëzoj asnjë fjalë kundër ortakëve koncensionarë të ministrave, deputetëve e familjarëve të tij. Ndaj dhe ju të nderuar minatorë po e vuani kaq barbarisht këtë lidhje të pisët të pushtetit SALI me mafien e kromit. E kundërta do të ndodhte nëse kryeministri SALI do kishte marrë vesh që duhej prerë ndonjë shirit inaugurimi galerie apo lyerje shkolle. Ai do të kishte udhëtuar urgjent për gjithë natën për drejt Bulqizës e do mbante fjalime demagogjie duke zbardhur dhëmbët përpara jush! Ndërsa për grevën tuaj SALI nuk vjen në Bulqizë, sepse nuk ka prerje shiriti inaugurimesh, por prerje fije krimesh ekonomike mafioze.

Ju minatorët që do protestoni të hënë në Tiranë dhe pafundësisht në Bulqizë deri sa të zgjidhen problemet, besoj e keni kuptuar përfundimisht, që krye-pushtetari SALI BERISHA nuk është krye-qeverisësi i punëve dhe halleve tuaja e të këtij vendi, por i interesave ekonomike, financiare e pasurore të familjes së tij, të klaneve që i shërbejnë dhe e mbajnë në pushtet, deri dhe me krime njerëzore. Këtë qëndrim shpërfillës e provon fakti, që ndërsa ju minatorët keni 12 ditë në grevë për bukën e gojës dhe për ndalur kushtet e punës që po vrasin minatorë, kryeministri SALI del ekraneve dhe flet për shegë, kumbulla, lajthi e gorica.

Unë e mbështes protestën tuaj dhe do të jem mes jush të nderuar minatorë, o njerëz të varfër, të vjedhur, të mashtruar, të tallur, të masakruar dhe të vrarë prej koncensioneve të pista të pushtet-bandës. Por duke njohur psiko-pushtetizmin e pafrenueshëm e të pakontrollueshëm të SALI BERISHES, duke arsyetuar faktin e zhytjes së tij e të familjes së tij në krime, kryeministri shqiptar ka arritur deri në atë shkallë të rënduar paranojake, sa që edhe në takime me fëmijët e çerdheve vendos snajpera dhe toga gardistësh të armatosur.

Nisur nga provat që ka dhënë, duke bërë gjakderdhje nëpër protesta sociale-ekonomike, ndihem i motivuar tju them e tju kujtoj ju minatorëve të Bulqizës, që në protestën përballë kryeministrisë, mundësisht të vini me anti-plumb, mbasi SALI BERISHA jep urdhër e ju vret, sidomos kur është fjala për të mbrojtur pushtetin  dhe pasuritë që kanë vënë nëpërmjet këtij pushteti familja dhe klanet i tij.

Siç e dini të nderuar minatorë, që SALIU edhe 4 protestuesit e 21 janarit 2011 i vrau tek sheshi përballë kryeministrisë, tek ai shesh ku të hënën do të protestoni edhe ju. Dhe mos harroni, që nuk i vrau për çadrat antitankë e stilolapsat mitrolozë, por i vrau sepse mbrojti ryshfetet, tenderat dhe koncensionet e pista të ortakut qeverisës Ilir Meta.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›