Një rreth misterioz shfaqet në Stonehenge (FOTOT)
Se kush e ka ndërtuar Stonehenge, ky është një objekt debati prej kohësh mes shkencëtarëve.
Por tani vendi i lashtë ofron edhe një tjetër mister: një rreth gjigant në mes të të mbjellave. Tani debati do ndizet edhe më shumë se kush i ka bërë ato.
Disa besojnë se janëbërë nga njeriu, të tjerë thonë se shkaktohen nga fusha manjetike e tokës. Po ashtu ka një numër të madh që janë të bindur se kjo është vepër e jashtëtokësorëve. Misteri i tyre nuk është zgjidhur ndonjëherë.
Stonehenge është monumenti më i rëndësishëm prehistorik në Britani dhe ky fenomen është shfaqur disa herë këtë sezon.

