Twitter mbush 5 vjeç: Ja si e shkroi historinë rrjeti social
200 milion përdorues shtypin çdo ditë mesazhe me nga 140 karaktere maksimumi. Pesë vite më përpara, më 15 korrik 2006, portali i informacioneve të shkurtra, Twitter, doli online. Xhek Dorsi, Bis Stoun dhe Ivën Uilliams mbajnë firmën e tyre mbi këtë projekt, që ishte menduar fillimisht se do ishte thjesht një mënyrë komunikimi e brendshme për një firmë interneti.
Nuk lejohet të shkruash më shumë se 140 karaktere në mesazh. Kështu komunikimi është më i shpejtë dhe më preciz.
Por Twitter pushtoi botën shumë shpejt.
Sot edhe presidenti Obama, këngëtarja Lady Gaga e madje edhe Papa Benedikti XVI çojnë mesazhe në Twitter.
Por përse është kaq i dashur?
Sepse është i shpejtë. Me anë të tij mësojmë atë çpo ndodh me shpejtësi. Shumë lajme të rëndësishme në botë janë dhënë për herë të parë në Twitter.
Në disa vende ai madje është simbol i lirisë së mendimit: në Iran, Kinë apo në shtete të tjera totalitare.
Me anë të Twitter mund të dërgoni edhe foto.
Momentet më prekëse
-Në vitin 2009, një aeroplan ra në lumin Hudson në Nju Jork. Asnjë pasagjer nuk u plagos. Lajmi u përhapur së pari në Twitter.
-Politikani demokrat, Entoni Uiner, i dërgoi me Twitter fotot e tij skandaloze që çuan në dorëheqjen e tij.
-Sulmi mbi shtëpinë e Osama Bin Laden, ku kryeterroristi mbeti i vdekur, u bë i ditur më së pari në Twitter.
-Sulmet terroriste mbi një hotel në Mumbai u ndoqën nga mbarë bota përmes Twitter.
Top 10 yjet e Twitter
-Lady Gaga-11.6 milion ndjekës
-Justin Bieber-11 milion ndjekës
-Barack Obama- 9.1 milion ndjekës
-Britney Spears- 8.5 milion ndjekës
-Katy Parry- 8.3 milion ndjekës
-Kim Kardashian- 8.2 milion ndjekës
-Ashton Kutcher-7.2 milion ndjekës
-Ellen DeGeneres- 7 milion ndjekës
-Taylor Swift- 7 milion ndjekës
-Shakira-7 milion ndjekës