E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iliri: I futa të gjithë në kurth

Ndërkohë që banorët janë duke hedhur supozime mbi finalen e kësaj të shtunë, Iliri qëndron i vetëm në zonën e pishinës duke i parë, ndërkohë që fillon të komunikojë me vete, duke iu referuar kamerave herë pas here.

Iliri tregon se është duke ngritur një kurth, por që banorët nuk janë duke e kuptuar. Ai mendon se të gjithë këtë situatë e ka servirur vetë të tillë tek banorët dhe ka arritur t’i përfshijë të gjithë në diskutime me nëjri-tjetrin. Teksa i shikon nga xhami, fillon t’i komentojnë banorët dhe reagimet e tyre. Për Anaidin thotë se është provokues, por sërish ka arritur të bjerë pre e lojës së tij.

Ai e shikon veten si triumfator, ndërsa tregon se do të sillet gjatë gjithë kohës me buzëqeshje me banorët, por duke i parë me një vështrim intrigues, ndërsa kërkon t’i tregojë se ai di diçka që ata nuk e dine,trasnmeton TCH.
Iliri bashkohet me pjesën tjetër të banorëve, të cilët i kanë drejtuar dyshimet e tyre tek Eldora dhe Rikja, duke menduar se Vëllai i Madh i ka ngarkuar me një mision të dyja vajzat, duke i vënë në dijeni se kjo është java finale, por ato nuk duhet ta diskutojnë këtë me pjesën tjetër të banorëve.

Anaidi i flet gjatë Elonës për dyshimet që ka për të dyja vajzat, derisa e bën që edhe ajo të ketë dyshime të forta për to. Sipas tij, në momentin që dolën nga dhoma e rrëfimit të dyja vajzat patën të njëjtin reagim me njëra-tjetrën kundrejt tyre. Ndërsa Rikja dhe Eldora tashëm kanë vendosur që të luajnë lojën e tyre dhe të bëjnë sikur janë duke fshehur të vërtetën që i është dhënë si pjesë e misionit të përbashkët./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›