E Diel, 1 Nëntor 2026

Georgiana Mototolea, këngëtarja në rolin e Zonjës së Kapuletëve: Luajta rolin e jetës në Butrint



Georgiana në hollin e hotel Butrintit, mëngjesin e parë pas shfaqjes pohon emocionet e një loje që pafundësisht e bëri të çlirojë energji. “Është hera e parë që jam në Shqipëri. Ne interpretuam pas një udhëtimi të gjatë, qindra kilometra, përmes Bullgarisë, Greqisë. Unë e pëlqej vendin tuaj, është një vend i bukur por diçka politike mund të jetë më mirë, pra është një vend i bukur por diçka duhet më mirë, këtu është bukur po ju e dini dhe vetë se duhet të jetë më mirë për njerëzit”, deklaroi ajo. Ndërsa nuk fsheh emocionet se ka interpretuar rolin e jetës së saj dhe ne rrethana të mrekullueshme, nën qiell të hapur në Butrint. Unë nuk jam dhënë pas Shekspirit, jam një student në akademi për këngëtare operistike po ky rol, i ardhur në një histori që trajtohet ndryshe më tërhoqi. “Ishte një shfaqje e mirë, një publik i mirë, ndërsa në Budapest kemi luajtur në Opera” tha këngëtarja operistike Mototolea, pas rolit të Zonjës kapulet, nënës së Zhulietës. Ne punuam, një muaj rresht me Kero pohoi Mototolea, ai është i paarritshëm, sa i vështirë aq dhe i fortë i talentuar ku i gjen çelësin e duhur çdo skene, çdo çasti interpretimi. Ai thotë e dua këtë dhe pikë. Të punosh me Keron do të thotë fat dhe punë e talent, atë e njeh çdo kush në Hungari, është i madh dhe ne punuam një mjuzikëll fantastik.

Zbulohet në Zyrih “thesari i Kafkës”
Një thesar i fshehur, i ruajtur prej dekadash në një bankë në Zyrih, tashmë është nxjerrë në dritë. Dorëshkrime e vizatime të Franc Kafkës janë rikuperuar nga kasafortat e UBS-së së Zyrihut, ku për më shumë se gjysmë shekulli janë depozituar disa nga veprat e autorit të “Procesit”, shkrimtarit të madh çek që ndërroi jetë për shkak të tuberkulozit në vitin 1924 në Austri. “Hapja e kasafortave, shpjegojnë disa të përditshme ndërkombëtare, është kërkuar prej një gjykate izraelite, për shkak të një mosmarrëveshjeje ku shteti hebraik, më saktë Biblioteka Kombëtare e Jerusalemit, kundërshton dy motra që kanë trashëguar arkivin e botuesit Max Brod, mik i Kafkës. Sipas “Haaretz”, nga kasafortat ka dalë në dritë “një thesar i vërtetë letrar”. Ai përfshin, mes të tjerave, letra të ndryshme dhe dorëshkrimin origjinal të një tregimi të shkurtër shumë të njohur të Kafkës, të cilin studiuesit nuk kanë pasur asnjëherë mundësi ta studiojnë nga afër. Arkivi i Brod, i cili gjendet në katër kasaforta gjendet në UBS prej vitit 1956.

“Christie’s” shet pikturën false?
Miliarderi rus, Viktor Vekselberg, do të padisë shtëpinë e ankandeve “Christie's”, ngase piktura që ai e ka blerë si vepër të Boris Kudstodijev dyshohet të jetë false. Vekselberg veprën “Odalisku” e kishte blerë më 2005 dhe për të ka paguar 2,9 milionë dollarë. Por ekspertët rusë të artit dyshojnë se atë vepër nuk e ka realizuar Kudstodijev. Miliarderi Vekselberg kërkon t’i kthehen paratë përderisa zyrtarë të “Christie's” kanë thënë se më parë vetë ata do t’ia bëjnë ekspertizën pikturës që kanë shitur. Piktura tashmë është kthyer në Londër, por zyrtarë të Christie's nuk kanë dhënë ndonjë datë se sa do të zgjasë ekspertiza.

22 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›