E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Geraldina Sposa", koleksioni i ri

Rrezellitje dhe elegance femerore ne ate qe mendohet dita me e bukur e nje vajze ka zoteruar pasarelen e sfilates se Geraldina Sposa. Si cdo fillim vere....geraldina ka propozuar fustanet e bardhe apo ngjyre krem madje edhe te kuq qe derdheshin kendshem ne trupat e modeleve te perzgjedhura..... Per te celur sfilaten ishte menduar nje vals i ciftit te njohur te balerineve Enada Hoxha dhe Gert Vaso si per te deshmuar bukurine e nje dite si dasma.

Me tej jane ngjitur per tu gjykuar nga syte e te pranishmeve te shumte modelet profesioniste qe nga Linda Poda apo edhe kengetare si Orinda Huta. Si gjithnjë, modelet e "Geraldina Sposa" nuk janë thjesht femra të bukura. Për të veshur fustanin me këtë emër duhet të kesh një sharm skenik e karakter shprehës, ku reflektohet klas, feminilitet kulture dhe inteligjencë. çdo vit, "Geraldina Sposa" sjell një linjë të re për veshjet e nusërisë, të palançuar më parë në Shqipëri.

Zgjedhja e veshjeve të nusërisë nuk është asnjëherë rastësore. "Geraldina Sposa" në çdo pasarelë propozon te klienti modelet e reja dhe me tendencë të koleksioneve të ndryshme dhe i imponohet tregut me modelet më "in" të momentit. Përgjithësisht modën në këto veshje nuk mund ta përmbledhësh në një stil të vetëm. Janë katër kolonat ku mbështetet klasifikimi i veshjeve të nusërisë: klasiket, modernet, romantiket dhe viktorinet (veshjet e ngushta që kanë marrë këtë emër nga mbretëresha Viktoria). Miksimi i këtyre linjave me njëra- tjetrën dhe ngjyrat e pëlhurat e modës, sjellin koleksionet e reja të nusërisë.

Mira Tuci < I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›